Ka ndërruar jetë pas më shumë se një muaji në luftë me vdekjen 22-vjeçari Fadil Bodoj, nga Dukati i Vlorës, i cili u përfshi në një aksident automobilistik pak pas mesnatës së 6 shtatorit.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka tronditur familjen dhe miqtë e të riut, të cilët do t’i japin këtë të shtunë lamtumirën e fundit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të 6 shtatorit në aksin Orikum–Himarë, ku dy automjete janë përplasur frontal. Automjeti tip “Audi”, me drejtues 22-vjeçarin Fadil Bodoj u përplas me automjetin tip “Fiat”, që drejtohej nga Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin “Audi”, Më konkretosht: Fadil Bodo, 22 vjeç; Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç; Flavio Qepi, 20 vjeç, pasagjer në “Audi”: Aldo Kushta, 22 vjeç, pasagjer në “Audi”, të katërt banues në Dukat.
Fatkeqësisht, 22-vjeçari nuk ka arritur dot të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pas më shumë se një muaji.