HomeAktualitetBKH shpall vakancën, 10 vende të lira për oficer të policisë gjyqësore...

BKH shpall vakancën, 10 vende të lira për oficer të policisë gjyqësore (Çfarë duhet të dini). Afati për aplikim deri më 30 tetor 2025

Advertismentspot_img

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka shpallur sot 10 vende vakante për pozicionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, në kuadër të përforcimit të strukturave të saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Institucionet ku ofrohen pozicionet:

Një oficer – Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Policia e Shtetit

Një oficer – Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit

Një oficer – Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetikë, Policia e Shtetit

Një oficer – Drejtoria e Antiterrorit, Policia e Shtetit

Një oficer – Departamenti i Kufirit dhe Migracionit

Një oficer – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Dy oficerë – Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Dy oficerë – Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Afati për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët është data 30 tetor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, OPGJ ka për detyrë:

– Të veprojë si pikë kontakti/ndërlidhëse ndërmjet BKH-së dhe institucionit të origjinës (ose agjencive të tjera ligjzbatuese), duke siguruar shkëmbim të shpejtë e të sigurt informacioni dhe, kur lejohet me ligj, akses të kontrolluar në bazat e të dhënave të këtyre institucioneve. Të gjitha të dhënat i vihen në dispozicion prokurorit dhe hetuesit në formatin procedural të kërkuar.

– Të kërkojë dhe identifikojë autorët e veprave penale që hyjnë në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, duke përdorur çdo mjet të lejuar nga ligji.

-Të kryejë pa vonesë çdo veprim të urdhëruar ose të deleguar nga prokurori i posaçëm, nën drejtimin dhe kontrollin e tij, në bashkërendim të vazhdueshëm me hetuesin e caktuar të BKH.

– Të njoftojë pa vonesë prokurorin e çështjes dhe me lejen e këtij të fundit edhe hetuesin përkatës të BKH-së, për rezultatet e veprimeve procedurale të kryera prej tij.

– Të ndërmarrë veprimet procedurale të nevojshme për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale (p.sh. kontrolle, sekuestrime, masa sigurimi personale e pasurore), në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

– Të hartojë dhe administrojë aktet procedurale sipas kërkesave formale dhe afateve të përcaktuara në ligj, duke siguruar gjurmueshmëri të plotë dhe integritet të provave.

– Të marrë pjesë, sipas thirrjes së prokurorit, në takime pune dhe analiza të përbashkëta me hetuesin e çështjes dhe strukturat e tjera përkatëse, duke kontribuar në planifikimin dhe ritmin e veprimeve hetimore. Oficeri i Policisë Gjyqësore nuk ushtron rol drejtues mbi veprimtarinë hetimore/procedurale.

–  Të përmbushë veprime hetimore të deleguara posaçërisht nga prokurori (p.sh. marrje deklarimesh/dëshmish, veprime të kërkimit e sekuestrimit, verifikime pranë institucioneve publike/privatëve), duke raportuar progres të rregullt.

– Të mbledhë, verifikojë dhe përpunojë të dhëna e informacion nga çdo burim i ligjshëm, në funksion të procedimit penal, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe standardet përkatëse ndërkombëtare; materialet i përcillen pa vonesë prokurorit dhe hetuesit.

– Për informacionet paraprake (inteligjencë) të administruara, të informojë Zëvendësdrejtorin dhe Drejtorin e BKH-së për efekt koordinimi institucional, pa cenuar zinxhirin procedural të drejtimit nga prokurori i posaçëm.

– Të bashkëpunojë me organet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e tjera publike/jo-publike, sipas ligjit, për sigurimin e informacionit, realizimin e veprimeve procedurale dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.

– Të zbatojë rregullat e brendshme të disiplinës dhe të etikës të BKH dhe Prokurorisë së Posaçme. Të garantojë dhe ruajë sjellje korrekte në marrëdhëniet e punës dhe t’i përgjigjet me integritet kërkesave ligjore.

–  Të respektojë ndalimin e publikimit të akteve procedurale dhe çdo informacioni që rrjedh prej tyre, si dhe kufizimet mbi komunikimet zyrtare, sipas legjislacionit në fuqi dhe urdhrave përkatës.

– Të përmbushë çdo detyrë tjetër të parashikuar nga aktet ligjore e nënligjore dhe të zbatojë objektivat/prioritetet strategjike të BKH-së dhe Prokurorisë së Posaçme.

Për gjithçka tjetër lidhur me dokumentacionin apo kërkesat e posaçme, lexo duke klikuar KËTU!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular