Dy persona janë arrestuar nga policia në aksin rrugor Nikël – Fushë Krujë, pasi u kapen me drogë dhe armë gjahu pa leje.
Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” u sekuestruan 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.
Të arrestuarit janë shtetasit Shaban Haka 34 vjeç, banues në Nikël dhe Ilir Topalli 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Njoftimi i policise
Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.
Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.
Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.