HomeKryesoreRama: Deri në 2030-ën, do të rindërtojmë godinat e sistemit të drejtësisë....

Rama: Deri në 2030-ën, do të rindërtojmë godinat e sistemit të drejtësisë. Flet për hapesirat publike, Parkun e Besimit, Kampusin Universitar të Durrësit…

Advertismentspot_img

ryeministri Edi Rama ka transmetuar këtë të dielë, 19 tetor, episodin e radhës të podcast-it të tij “Flasim”, ku bëri edhe një përmbledhje të të gjitha zhvillimeve dhe veprimeve të ndërmarra nga qeveria përgjatë kësaj jave.

Pasi foli për një sërë konkursesh me rëndësi të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, kryeministri njoftoi se deri në vitin 2030, do të bëhet rikonstruktimi i të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë.

Godinat e Sistemit të Drejtësisë

Masterplani për godinat e drejtësisë synon sipas Ramës të zgjidhë mangësitë infrastrukturore dhe të përmirësojë funksionimin e sistemit gjyqësor.

“Një tjetër projekt i domosdoshëm është masterplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi, ndër ato të metat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë dhe në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar për godinat e drejtësisë, sepse nuk mund të vazhdojmë më me armë dhe me hapësira e mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira, që pastaj përkthehen edhe në një performancë që lë shumë për të dëshiruar.”, tha Rama.

Operacioni për hapësirat publike

Rama u ndal edhe tek aksioni për hapësirat publike, duke e konsideruar këtë një operacion që do vazhdojë në të gjithë kryeqytetin dhe vendin, derisa të krijohet një bashkësi e re.

“Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin, e kam thënë që në ditën një, nuk është një aksion por një operacion që do vazhdojë në çdo pjesë të organizmit urban të kryeqytetit dhe do pastrohet nga këta cibanë të patolerueshëm vendin e të cilëve do e zërë një bashkësi e re. Tirana nuk është Teherani, e kam thënë dhe herë të tjera dhe ne nuk do i mbyllim brenda të gjithë ata që kanë shërbime edhe jashtë derës së njësisë por do i vendosim kufijtë e qartë sepse s’mund ta tolerojmë që të vendosen me pahir…”, tha Rama.

Rama: Kur arrin majën je vetëm, ka momente që të vjen të plasësh, por…

Në një moment gjatë podcast-it, Rama foli edhe për periudhën e tij të gjatë në krye të qeverisë shqiptare. E pyetur nga e ftuara e tij, nëse ka menduar ndonjëherë të heqë dorë, Rama u përgjigj se kjo gjë ka ndodhur por kjo gjë sipas tij ka qenë sipërfaqësore.

“Kjo është një histori ngitje zbritje, rrëshqitjesh, në momente të caktua ndihesh i rrëzuar, ka presion, stres, sepse është shumë e vështirë, e pamundur t’i shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm. Sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, i ke disa njerëz, siç kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund, kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Mund të jetë një vendim i vogël, por për dikë që ka një problem persona, është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vetë. Kur thua jo, do marrësh përsipër dhe energjinë negative të dikujt që të s’kupton. Në momente të caktua të vjen të plasësh dhe mund të ketë ardhur të them… por ajo ‘lëre këtë punë është sipërfaqësore. Nuk vjen nga shumë thellë. Është një akumulimqë të vjen një moment, por që ta kem insistuese, jo. Nëse do të ishte, atëherë ka mbaruar zjarri dhe në atë moment duhet të dish ‘deri këtu isha’. Zjarri nuk më ka dhënë shenja rënie. Nga ana tjetër, është eksperienca që fiton dhe dijet që merr të ndihmon të menaxhosh situatën.”, tha kryeministri.

Konkursi për Parkun e Besimit

Konkursi për Parkun e Besimit u vlerësua nga kryeministri Rama si një moment i rëndësishëm për arkitekturën dhe turizmin kulturor në Shqipëri.

“Kjo javë ka qenë një javë intensive, por është dominuar nga energjia e projekteve të reja. Kemi pasur konkursin ndërkombëtar për Parkun e Besimit, i cili ka qenë ndër momentet më mbresëlënëse të rrugës së re të arkitekturës dhe të transformimit të këtij vendi, ku edhe arkitektura është një arsye për ta vizituar. 12 finalistë, ndër emrat më të njohur të arkitekturës ndërkombëtare, janë përballur në një ish-kazermë në afërsi të Petrelës, ku po rilind një hapësirë falë një arkitekti të madh.
Ka qenë një konkurs i jashtëzakonshëm, ku është shpallur fituese nga juria kombëtare studioja prestigjioze BIG nga Danimarka.
Parku i Besimit do t’u japë mundësi qytetarëve të Tiranës, shqiptarëve dhe atyre që do të vizitojnë Shqipërinë të shkojnë në një park ku do të jenë pemët, bimët, lulet e të gjitha shkrimeve të shenjta dhe do të ketë shumë për të kuptuar nga historia e këtij vendi.”, 
tha kryeministri.

Konferenca e Investimeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Edhe Konferenca e parë e investimeve BE–Ballkani Perëndimor u cilësua nga Rama si një sukses me potencial për t’u kthyer në traditë.

“Një tjetër event i rëndësishëm ka qenë konferenca e parë e investimeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, e cila si e para e këtij lloji ka qenë një sukses që jo vetëm duam ta përsërisim, por ta kemi edhe më domethënëse, sepse duam që kjo konferencë të kthehet në një traditë në Tiranë dhe në një forum në Evropë që tërheq shumë interes dhe shumë protagonistë që krijojnë edhe shumë impakt.”, tha Rama.

Konkursi për Pallatin e Sporteve Asllan Rusi

Rama u ndal dhe tek Konkursi për Pallatin e Sporteve Asllan Rusi, që sipas tij solli një projekt inovativ që synon të rigjallërojë jetën sportive dhe komunitare.

“Një tjetër konkurs ndërkombëtar ka qenë edhe konkursi për rilindjen e Pallatit të ri të sporteve Asllan Rusi. Gjashtë finalistë, emra të mirënjohur të arkitekturës ndërkombëtare, janë përballur me projektet e tyre tejet mbresëlënëse, ku në fund fare juria ndërkombëtare ia ka besuar studios që ka lënë tanimë disa gjurmë në Shqipëri dhe e cila ka propozuar një godinë spektakolare, praktikisht një top brenda të cilës zhvillohet jeta sportive dhe komunitare e Asllan Rusit.”, tha Rama.

Kampusi Universitar i Durrësit

“Qeveria ka vendosur që t’i përcjellë për një tjetër konkurs ndërkombëtar, projektin e kampusit universitar të Durrësit, Agjencisë së Planifikimit Urban.

Është një projekt, i cili shkon në vazhdën e formësimit të atij kampusi, ku nevoja për rezidencat e studentëve dhe nevoja për të tjera mjedise të domosdoshme për një kampus modern bashkëkohor është ballafaquar dhe është kthyer në një zotim nga ana jonë ndaj trupës së pedagogëve dhe studentëve të universitetit ‘Aleksandër Moisiu’. Projekti do të jetë hapi i parë dhe pastaj do të vazhdojë me realizimin e tij.”, tha Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular