Më 15 tetor 2025, hapi dyert Frankfurter Buchmesse, panairi më i madh i librit në botë, që mbledh çdo vit mijëra profesionistë të industrisë së librit dhe qindra mijëra vizitorë nga mbarë bota. Edicioni i sivjetshëm u zhvillua nga 15 deri më 19 tetor 2025, me një program të pasur letrar e profesional.
Kosova, ashtu si çdo vit, ishte pjesë e këtij eventi prestigjioz, me një stendë kolektive në Sallën 4.1, Stenda C96, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në këtë stendë janë ekspozuar qindra libra nga dhjetëra shtëpi botuese kosovare, duke e kthyer atë në një hapësirë përfaqësuese të letërsisë shqipe në tërësi, një traditë tashmë dekadëshe në panairin më të rëndësishëm të librit në botë. Në programin e stendës së Kosovës janë përfshirë emra të njohur nga Kosova e veçmas nga Shqipëria spikat emri i Bashkim Hoxhës, gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në anglisht, gjermanisht dhe Frëngjisht. Se fundmi ai ka botuar ne gjermanisht romanin “Kronikat e Mjegullës” nga Loreta Schillock Verlag.
Shkrimtari Bashkim Hoxha ishte për dy ditë në Frankurt ku takoi lexuesit shqiptarë dhe ata gjermanë me të cilët ndau mendime dhe dha autografe. Vet autori taksa ndan në foto momente nga takimet e suksesshme dhe i impresionuar shkruan: – Një mbrëmje e bukur ne Konsullatën e Republikës se Kosovës ne Frankfurt. Bisede për librin “Kronikat e Mjegullës” botuar ne Gjermani nga Loreta Schillock Verla”. Ditën më pas z.Hoxha do të ishte pjese e Frankfurter Buchmesse, panairi më i madh i librit në botë e në një status në rrjetin social Facebook teks bën një përmbledhje të takimeve shkruan –“Nën hijen e shqiponjës: kjo është emblema domethënëse për dy ditët e qëndrimit tim në Frankfurt për autografet e botimit në Gjermani të romanit DIE CHRONIKEN DES NEBLES (KRONIKAT E MJEGULLES).
Për promovimin ne panair me nderoi duke ardhur nga Berlini ambasadori i Republikës se Kosovës dhe ne te dyja takimet me nderoi Gentiana Mburimi, konsulle Republikës se Shqipërisë qe erdhi nga Mynihu. Duhet te jemi me te pranishëm ne bote me letërsinë e përkthyer shqipe. Interesimi është tepër motivues. Thjesht, çështje vëmendjeje nga ne dhe organizimi”.
Pjesë e panairit në Frankurt ishin dhe shkrimtarët nga Kosova si; Shqipe Malushi, Bashkim Hoxha, Abdullah Zeneli, Aziz Mustafa, Bekim Blaku, Brahim Avdyli dhe Marigona Kelmendi si dhe nga Shqipëria Bashkim Hoxha, ndërsa aktivitetet u moderuan nga Seveme Fetiqi dhe Loreta Schillock. Autorët zhvilluan lexime, intervista dhe takime me lexuesit, duke krijuar hapësira të reja për dialog kulturor dhe promovim të krijimtarisë shqipe. Temat kryesore të panairit 2025 ishin në; “Centre Stage” të Sallës 4.1 do të zhvillohen debate rreth Inteligjencës Artificiale, Lirisë së Shprehjes dhe Autoritarizmit, nën titullin “Frankfurt Calling – Perspectives on Culture and Politics”. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe 200-vjetorit të alfabetit Braille, që u shënua me një ekspozitë të dedikuar në të njëjtën sallë ku ndodhet edhe stenda e Kosovës.
















