Një zjarr ka përfshirë një banesë në qytetin e Maliqit këtë të dielë, 19 tetor, ku si pasojë ka humbur jetën një grua dhe djali i saj 14-vjeçar. Ndërkohë një fëmijë 6 vjeçar po lufton për jetën në spital.
Fillimisht u raportua se kishte ndërruar jetë vetëm nëna dhe kishin mbetur të lënduar dy fëmijët e saj të moshës 6 dhe 14 vjeçare.
“Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.”, njoftoi fillimisht policia.