HomePolitikeBerisha u paraqitet serish dje në SPAK, vazhdon me sulmon frontal ndaj...

Berisha u paraqitet serish dje në SPAK, vazhdon me sulmon frontal ndaj Irena Gjokës. Akuza dhe për Dumanin e Prodën

Advertismentspot_img

Berisha mbajti fjalën e tij përpara ambienteve të SPAK. Ai u shpreh se shteti shqiptar është në dorën e Irena Gjokës me 5 mbiemra

Kreu i PD Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë, 20 tetor, në SPAK.

Berisha u paraqit në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij.

Berisha mbajti fjalën e tij përpara ambienteve të SPAK. Ai u shpreh se shteti shqiptar është në dorën e Irena Gjokës me 5 mbiemra.

“Ky është shteti i Irena Gjokës me 5 mbiemra. Është dënuar me vendim të formës së prerë dhe vazhdon që të jetë gjykatëse. Nuk mund të jetë gjykatëse, në momentin që është dënuar dhe nuk e ka deklaruar as në formularin e dekriminalizimit”, tha kreu demokrat.

Berisha theksoi se Irena Gjoka mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Po ashtu, Berisha deklaroi se Irena Gjoka nuk ka pasur kriteret, që të bëhet gjykatëse. “Çdo vendim i Irena Gjokës, që në ditën që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, nuk ka vlerë, sepse është marrë nga një person, që nuk mund të jetë gjykatëse”, tha ai.

Sipas Berishës, Irena Gjoka sot është gjykatëse, ose falë pushtetit të Edi Ramës, ose të ryshfeteve të ndryshme, që mund të ketë dhënë.

Berisha sulmoi edhe kreun në detyrë të SPAK, Altin Dumanin.

“Dumani është avokati i McGonigal, i krimeve kushtetuese dhe armik i betuar i pluralizmit, është skllav i pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve etj”, tha Berisha. Ai zbuloi se këtë mesazh i ka lënë Dumanit.

Në lidhje me arrestimin e avokatit në Elbasan, Berisha deklaroi sulmoi Ilir Prodën, duke deklaruar se po ushtron terror, që avokatët të mbyllin gojën në sallën e gjyqit.

“Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bej padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është terrori mbi avokatët që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo? Kur e dëgjova, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme, por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, kjo është për turp.”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për akuzat e korrupsionit, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, së bashku me biznesmenin Fatmir Bektashi, përballen me akuza për përfshirje në afera korruptive dhe aktivitete të paligjshme të pastrimit të parave.

Në të njëjtën çështje penale, edhe dy persona të tjerë, Xhimi Begeja, bashkëpronar i Malltezit, dhe Andia Pustina, e punësuar si financiere në kompaninë “Homeplan”, janë vënë nën akuzë nga prokuroria për pjesëmarrje në struktura të organizuara për pastrimin e të ardhurave të dyshimta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular