HomeEkonomiBilanci i energjisë, FSHU: Në janar-gusht fitimi i kompanisë ishte 3 mln...

Bilanci i energjisë, FSHU: Në janar-gusht fitimi i kompanisë ishte 3 mln euro. Ndikim rritja e konsumit të energjisë dhe efikasiteti operativ

Advertismentspot_img

Çmimet më të ulëta të energjisë që u aplikuan për familjarët nga 1 shkurti i këtij viti, shitja e një sasie më të lartë energjie si efekt i konsumit dhe ulja e shpenzimeve operative kanë ndikuar një fitim gati 30 për qind më të lartë për Furnizuesin e Shërbimit Universal për periudhën janar-tetor.

Në relacionin që shoqëron kërkesën për rivlerësim të të ardhurave të kompanisë e lidhur kjo me pikat e karikimit të makinave elektrike, dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë kompania bën edhe një përmbledhje të treguesve të saj financiarë.

“Rezultati Financiar me një fitim prej rreth 306 milion Lekë për periudhën Janar-Gusht 2025 ishte rreth 235 milion Lekë më i lartë se parashikimet në planin financiar. Faktorët kryesorë të përmirësimit të performancës së shoqërisë në krahasim me atë të planifikuar janë: a) të ardhurat shtesë në muajin Janar prej 442 milion Lekë më shumë se ato të planifikuara për shkak të aplikimit me 1 shkurt të çmimeve shitjes për klientët familjarë b) rritja e të ardhurave nga shitja e energjisë me rreth 8%, si rezultat i rritjes së konsumit c) ulja e shpenzimeve operative” thuhet në dokumentin e FSHU.

Sipas kompanisë ka një tendencë të uljes së tejkalimit të sasisë së së energjisë së shitur e cila ishte rreth 9.4% për periudhën 6 mujore. Në muajin Korrik tejkalimi ishte vetëm 1.4% në krahasim me planin dhe rënie 1.6% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2024. Ndërsa muaji Gusht shënoi një rënie prej 1% në krahasim me planin dhe 3.6% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2024.

“Sasia e energjisë së shitur ishte rreth 6.8% (ose 246 Mwh) më shumë se sa ishte parashikuar në planin e vitit 2025. Sasia e energjisë së shitur në tensionin e ulët 0.4 Kv ishte rreth 6.6% (ose 151Mwh) më shumë se plani. Tensioni i mesëm shënoi një rritje prej 13.9% dhe në tensioni 35 Kv ulja ishte 3.9% krahasuar me planin e vitit 2025. Të ardhurat nga shitja e energjisë ishin rreth 3 miliard Lekë më të larta ose 8% se plani i 2025 për shkak të rritjes e konsumit të energjisë. Të ardhurat nga kamatëvonesat ishin 89 milion Lekë më të ulëta duke i krahasuar me planin e miratuar të vitit 2025” thuhet në dokument.

Sipas FSHU shpenzimet për blerjen e energjisë ishin 897 milion Lekë rreth 9 % më të larta krahasuar me planin e 2025 për shkak të rritjes së konsumit të energjisë së shitur me 6.8% më shumë se ajo e planifikuara për periudhën Janar-Gusht 2025 dhe ndryshimeve strukturore./

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular