HomePolitikeKryeministri zbulon projektin për sigurinë e fëmijëve në shkolla, Rama: Vazhdon aksioni...

Kryeministri zbulon projektin për sigurinë e fëmijëve në shkolla, Rama: Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, në çdo rrugë, deri në fund

Advertismentspot_img

Ndërkohë që prezantonte projektin për identifikimin digjital, kryeministri Edi Rama këtë të hënë, më 20 tetor, foli edhe për një tjetër projekt të ri që sipas tij mes të tjerash, do të rrisë sigurinë e fëmijëve në shkolla. Ai për monitorimin e sistemit të trafikut nëpër qytete, Smart City.

Ky projekt sipas Ramës do rrisë sigurinë në shkolla, frekuentimin e shkollave nga fëmijët por edhe angazhimin e mësueve.

“Dua të theksoj se po ecim me hapa të shpejtë lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të madh të Smart City. Projekt i cili do na ndihmojë të digjitalizojmë të gjithë sistemin e monitorimit të trafikut të të gjithë qyteteve tona, duke filluar nga Tirana.

Do na ndihmojë të kemi një pamje shumë më mbështetëse për sa i përket mbledhjes së të dhënave në raport me ligjshmërinë, me rendin publik, me luftën kundër informalitetit dhe do na ndihmojë të kemi një pamje reale të ecurisë së jetës së përditshme në shkolla, ku falë këtij projekti do të rritet në mënyrë eksponenciale siguria, dhe mundësia e prindërve për të ndjekur të gjithë vijën e sjelljes së fëmijëve në shkollë, jo vetëm në momente kritike por në tërësinë e vet, gjë që do ndikojë jashtë mase në frekuentimin në shkollë, në uljen e fenomenit shqetësues të bullizmit dhe do ndikojë jashtë mase edhe në aspektin e angazhimit të vetë mësuesve. Besoj shumë që me këto projekte dhe me programin e identitetit digjital, i cili është shumë më kompleks sesa duket, do fuqizojmë në mënyrë të paimagjinueshme qytetarin.”, tha Rama.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë, ndërsa sëbashku me ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, po prezantonte projektin për identitetin digjital.

Rama tha se Shqipëria do të bëhet një nga vendet e para në rajon që implementon identitetin digjital, një projekt ambicioz që pritet të hyjë në funksion në fillim të vitit 2026, një vit përpara afatit të përcaktuar nga Bashkimi Europian. Gjatë prezantimit zyrtar të projektit, Rama e cilësoi identitetin digjital si themelin e së ardhmes teknologjike të vendit.

Aksioni për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë vijon me intensitet të lartë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga këto ndërhyrje, duke theksuar përkushtimin për të kthyer çdo hapësirë të zënë padrejtësisht në shërbim të qytetarëve.

Në çdo rrugë e lagje, deri në fund”, shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”

Ky aksion, i cili ka nisur në gjithë vendin që nga korriku i vitit 2025, synon të sigurojë më shumë hapësira të hapura dhe të qasshme për publikun.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular