HomeKronikeTRAGJEDIA në Maliq/Flet shefi i zjarrfikëses: Fëmijët i gjetëm jashtë banesës, nëna...

TRAGJEDIA në Maliq/Flet shefi i zjarrfikëses: Fëmijët i gjetëm jashtë banesës, nëna e asfiksuar në kuzhinë (6-vjeçarja rëndë në spital)

Advertismentspot_img

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Maliq, ku nëna dhe djali i mitur humbën jetën, si pasojë e asfiksisë nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërsa u plagos rëndë dhe vajza e mitur vetëm 6 vjeç.

Sadik Halili shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq, ka deklaruar se në momentin që kanë mbërritur në vendngjarje nuk kishte zjarr brenda banesës, ndërsa fëmijët ndodheshin jashtë.

Ai ka zbuluar se nënën e kanë gjetur të pajetë në derën e kuzhinës.

“Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13.30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për 1 minutë pasi distanca është e afërt. Kur kemi mbërritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe djalin edhe vajzën i kemi gjetur përjashta. Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndëruar jetë.

Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës. Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepëse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, tha Halili.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular