HomeKronikeZbardhet audio e përplasjes së avokatit me prokurorin. Bajrami: Do merrem personalisht....

Zbardhet audio e përplasjes së avokatit me prokurorin. Bajrami: Do merrem personalisht. Ceka: Ky do arrestuar

Advertismentspot_img

Një paralajmërim se do të merrej personalisht dhe do të bënte kallëzim ndaj prokurorit Gjergj Ceka dhe disa OPGJ në Elbasan, u bë shkak që mbrëmjen e të shtunës, të arrestohej avokati Ulian Bajrami.

Tv Klan siguroi audion e seancës ku ky i fundit, të premten mbrojti një klient të dyshuar për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe ku u përplas verbalisht me prokurorin.

Në seancë, Bajrami i drejtohet prokurorit se do të merret personalisht e do të bëj kallëzim ndaj tij, duke pretenduar se kërkesa për masë ndaj klientit që mbronte kishte përmbajtje të rreme.

Ulian Bajrami, avokatKërkesa e prokurorit për caktim mase dhe vlerësim arresti bazohet në disa prova apo jo? Një ndër to tregon që ka pasqyrim të rremë të të dhënave.

Do merrem personalisht me prokurorin edhe me oficerët e policisë gjyqësore, do të bëj kallëzim. Zonja gjyqtare do të bëj kallëzim.

Prokurori Gjergj Ceka: Ky do arrestuar…

Pas këtij debati, gjykatësja përpiqet të normalizojë situatën.

Gjyqtarja Megi Strakosha: Hera e fundit, nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit, nuk ka rëndësi çfarë bëni jashtë kësaj salle, ky lloj komunikimi në sallë me mua gjyqtare nuk lejohet, përqendrohu tek mbrojtja ose të nxjerr përjashta dhe caktoj një avokat kryesisht.

Prokuroria nxori urdhër ndalimi ndaj Ulian Bajramit mbrëmjen e të shtunës, një ditë pas seancës për 3 vepra penale, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit”.

Arrestimi solli reagime nga komuniteti i avokatëve, që e quajnë arbitrar dhe cenim të lirisë së tyre për të kryer detyrën.

Për këtë arsye, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, vendosi të bojkotojë seancat gjyqësore nga e hëna, datë 20 tetor deri në 25. Përjashtim nga ky vendim bëjnë seancat për masë sigurimi dhe çështjet me afat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular