HomePolitikeBegaj pezullon betimin e Asim Vokshit, presidenti do të presë vendimin final...

Begaj pezullon betimin e Asim Vokshit, presidenti do të presë vendimin final të Kushtetueses për ankesën e Naureda Llagamit

Advertismentspot_img

Presidenti  ka vendosur të mos e betojë Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi pret që Kushtetuesja të shqyrtojë në  11 nëntor në themel padinë e ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes.

Vendimi vjen pas dyshimeve serioze për tjetërsim vote gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ku u shpall fitues Asim Vokshi me 3 vota më pak se Naureda Llagami.

Në mbledhjen e të hënës, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar masën e sigurisë së Llagamit, por e kaloi në gjykim themeli muajin që vjen. Mirëpo presidenti për të shmangur një dëm të pariparueshëm në emërimin në Kushtetuese, nuk e ka dekretuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.

Në audion e siguruar nga Top Channel nga mbledhja e posaçme e gjyqtarëve më 30 shtator, rezulton një regjistrim që është fshehur në procesverbalin zyrtar të Gjykatës së Lartë në lidhje me kontestimin e një vote që u shpall e pavlefshme nga komisioni i përbërë me sekretaret gjyqësore.

Në dokumentin e zbardhur mungojnë kundërshtitë si dhe ndërhyrja e kryetarit të Gjykatës, Sokol Sadushi, që i ndaloi diskutimet dhe ia la vendimmarrjen komisionit teknik.

Por pikërisht ky vendim ndryshoi rezultatin, me fitues Asim Vokshi që mori 6 vota, ndërsa Naureda Llagami edhe pse në krye të listës me 9 vota, njëra fletë votimi u konsiderua e pavlefshme, duke i mohuar asaj shumicën e nevojshme prej 3/5 të votave.

Në padi, Llagami kërkon njohjen e rezultatit në favor të saj, duke theksuar se vetëm gjyqtarët, jo sekretaret, kanë të drejtë të përcaktojnë vlefshmërinë ose jo të një vote.

Tani fjala i takon Gjykatës Kushtetuese, që më 11 nëntor duhet të vendosë jo vetëm për të plotësuar vakancën në Kushtetuese, por edhe për dinjitetin e procesit dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular