Dedja ishte dënuar më herët me 6 muaj burg për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, dënim që iu konvertua në 1 vit shërbim prove. Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin nr. 06, datë 13.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar rigjykimin e çështjes ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, me një tjetër trup gjykues në të njëjtën gjykatë.
Dedja ishte dënuar më herët me 6 muaj burg për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, dënim që iu konvertua në 1 vit shërbim prove
SPAK kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg, me akuzën se ai kishte fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit, si dhe kishte bërë deklarim të rremë për burimin e financimit të tij, një hua prej 10 mijë eurosh nga kunati, e cila sipas hetimeve, nuk justifikohej financiarisht.
Në prill 2021, ndaj pasurisë së padeklaruar, një apartament prej 146 m² në Tiranë, ishte vendosur masë sekuestroje.
Bashkim Dedja ishte rasti i parë i një ish-gjyqtari të shkarkuar nga procesi i vettingut që dënohej nga GJKKO.
Ai e kaloi fazën e parë të vettingut, por u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për mosjustifikim të pasurisë, konkretisht një apartament në Durrës.
Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e inceneratorit të Fierit. Koka, Bllako e Zoto do të përballen edhe njëherë me Apelin e Posaçëm
Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen e inceneratorit të Fierit. Të pandehur për aferën janë Alqi Bllako, Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Klodian Zoto etj. GJKKO dhe Apeli i Posaçëm kanë dhënë disa dënime me burg për protagonistët e inceneratorit të Fierit proces i cili tani kthehet për rishqyrtim.
Vendimi i Gjykatës së Lartë
Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.
***
Apeli i Posaçëm gjeti fajtorë për inceratorin e Fierit, Lefter Kokën, Alqi Ballkon, Shoqëria “Froggy” sh.p.k, Arben Dervishaj, Pëllumb Abeshi, Klodian Zoto, Arjola Kodra, Erjon Murataj, shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k, Loran Dushaj, Juri Ymeraj, Gentian Zifla, shoqëria “Itned” sh.p.k, Regan Merdani, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Arber Deniz.
Dënimet për inceneratorin e Fierit
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ish-deputet i PS-së, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.
Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg. (Në arrati)
Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.
Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.
Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
4 prej tyre iu konvertua dënimi me Shërbim Prove
Regan Merdani, Administrator i ‘Froggy”sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Gentian Zifla, Administrator i ‘Itneg”sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur) shërbim prove
Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me shërbim prove
Të pafajshëm
Arben Dervishaj, Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit
Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y
Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës
Rekursi i Belerit për Xhaçkën dhe Gaçin shqyrtohet më 18 nëntor në Gjykatë të Lartë
Më datë 18 nëntor të këtij viti, në orën 14:00, në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet në seancë gjyqësore rekursi i Fredi Belerit kundër vendimit të Apelit të Posaçëm që konfirmoi qëndrimin e SPAK për të mos hetuar ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.
Kujtojmë se më 5 gusht të vitit 2023, Beleri bëri një kallëzim në SPAK, ku akuzonte kryebashkiakun në detyrë të Vlorës asokohe, Jorgo Goro, biznesmenin Gaçi dhe ish-ministren Xhaçka pë “falsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”.
Beleri pretendonte se një pronë prej 5512 m2 ishte tjetërsuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe më pas ishte blerë nga biznesmeni Gaçi, i cili përfitoi edhe statusin investitor strategjik.
Lidhur me këtë, u thirrën në SPAK Jorgo Goro dhe Artan Gaçi, ndërsa u sekuestrua në bashkinë e Himarës i gjithë dokumentacioni i nevojshëm.
Më 25 tetor 2023, 5512 m2 truall në pronësi të Artan Gaçit, u vendos nën sekuestro preventive nga Prokuroria e Posaçme. Sipërfaqja në fjalë, mësohet se ishte pjesë e tokës që Gaçi kishte fituar statusin e investitorit strategjik.
Kjo çështje po ashtu ka qenë herë pas here shkak për akuza nga ana e opozitës, që asokohe kërkoi heqjen e mandatit të Xhaçkës si deputete.
Ndërkohë, Xhaçka theksonte se bashkëshorti i saj nuk kishte marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese të kantierit të investimit, është bërë për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994.







