Policia ka nisur procedim penal për një 46-vjeçaren dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij.
46-vjeçari me iniciale E. K., raportohet se ka kërcënuar nusen e xhaxhait të tij, 44-vjeçaren me iniciale M.K., pasi kjo e fundit dyshohet se i ka dhunuar gjyshen (vjehrrën e saj).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj”, njoftoi policia.