HomeKultureKalendari i Veprimtarive/Ditët e Kulturës Shqiptare – Edicioni i VII-të Bukuresht, tetor...

Kalendari i Veprimtarive/Ditët e Kulturës Shqiptare – Edicioni i VII-të Bukuresht, tetor – nëntor 2025

Advertismentspot_img

Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) organizon edicionin e VII-të të “Ditëve të Kulturës Shqiptare”, një cikël veprimtarish kulturore që promovojnë trashëgiminë shpirtërore, krijimtarinë bashkëkohore dhe lidhjet e qëndrueshme kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë.

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, veprimtaritë e këtij edicioni do të zhvillohen të gjitha në Bukuresht, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë, Bashkinë e Bukureshtit, Universitetin Kombëtar të Muzikës në Bukuresht, Bibliotekën Metropolitane “Mihail Sadoveanu” dhe Shoqatën “Arefu”.

Ky edicion synon të sjellë në vëmendje poezinë, muzikën, artet pamore dhe letërsinë shqipe, duke afirmuar njëherazi kontributin e krijuesve shqiptarë në hapësirën kulturore evropiane.

Kalendari i Veprimtarive

E martë, 28 tetor 2025, ora 18:00

Biblioteka Kombëtare e Rumanisë, salla “Doina Cornea”

Promovimi i antologjisë poetike “Păpușile-n concediu– Një antologji e poezisë shqiptare nga zanafilla deri sot” (730 fq dhe 87 autorë)

Përkthim, përzgjedhje dhe paraqitje nga Dr. Luan Topciu dhe Dr. Renata Topciu-Melonashi.

E martë, 4 nëntor 2025, ora 19:00

Universiteti Kombëtar i Muzikës në Bukuresht

Gala e Konkursit Ndërkombëtar të Kompozicionit “George Ștephănescu” – edicioni i V-të

E enjte, 13 nëntor 2025, ora 18:00

Biblioteka Kombëtare e Rumanisë, salla “Dealu Spirii”

Autori: Gentian Zeka

Çelja e ekspozitës me grafika dhe vizatime: “Gjurmë dhe shenja”

.

E martë, 18 nëntor 2025, ora 18:00

Biblioteka “Ion Creangă”, Str. Christian Tell nr. 10, Bukuresht

Promovimi i romanit “Librat e babait”

Autor: Luan Starova

Një mbrëmje letrare kushtuar një prej zërave më të njohur të letërsisë moderne shqiptare dhe ballkanike.

E martë, 25 nëntor 2025, ora 19:00

Hotel “Marshal Garden”, Bukuresht, Calea Dorobanți 50B

Pritja zyrtare me rastin e Ditës Kombëtare të Shqiptarëve

(Pjesëmarrja bëhet me ftesë)

“Ditët e Kulturës Shqiptare” – Edicioni i VII-të – është një reflektim i vazhdueshëm mbi afërsinë shpirtërore shqiptaro-rumune dhe mbi rolin e kulturës si urë komunikimi mes popujve.

Përmes poezisë, muzikës, pikturës dhe letërsisë, ky edicion dëshmon se dialogu ndërkulturor mbetet një vlerë thelbësore e identitetit europian.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular