HomeKryesoreKryeministri i Malit të Zi, Spajiç: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt...

Kryeministri i Malit të Zi, Spajiç: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së, objektivi i saj është realist

Advertismentspot_img

Në panelin e organizuar nga “Chatham House” në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, vlerësoi progresin e vendeve të rajonit drejt integrimit europian, duke përmendur veçanërisht Shqipërinë si një shembull pozitiv. 

I pyetur për objektivin e anëtarësimit në vitin 2028, Spajiç tha se fillimisht deklarata e Malit të Zi për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2026 u prit me skepticizëm, por rezultatet e arritura po e bëjnë gjithnjë e më të besueshme këtë synim. 

 “Rezultatet vijnë njëri pas tjetrit. Si rrjedhojë, u bë një objektiv realist,” u shpreh ai. 

Duke folur për Shqipërinë, Spajiç tha se “Mendoj po kështu se edhe objektivi i Shqipërisë është bërë tërësisht realist, sepse Shqipëria po ecën shumë shpejt dhe po bën një punë shumë të mirë në frontin e integrimit në BE. Jam i lumtur që shohim vende të tjera që ecin mirë dhe bëjnë maksimumin e tyre.” 

Ai theksoi se procesi i anëtarësimit nuk është një garë me fitues e humbës, por një përpjekje e përbashkët ku të gjitha vendet përfitojnë nga zgjerimi i Bashkimit Europian. 

“Kjo nuk është një lojë me shumatorë zero. Të gjithë do të përfitojmë sa më shumë vende nga rajoni të bëhen pjesë e BE-së, të kenë të njëjtat vlera dhe të jenë pjesë e tregut të përbashkët,” tha Spajiç. 

Kryeministri malazez vuri në dukje se Bashkimi Europian po tregohet gjithnjë e më serioz në raport me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur disa zhvillime të prekshme në rajon si shenja inkurajuese. 

“Sfidat sigurisht që janë të mëdha, por jemi optimistë,” nënvizoi ai. 

Ai shtoi se ekzistojnë edhe dinamika gjeopolitike dhe jo të gjitha vendet janë të lumtura me ritmin e shpejtë të Malit të Zi dhe Shqipërisë drejt BE-së, por kjo është normale për një rajon që historikisht ka qenë në qendër të interesave të fuqive të mëdha. 

 “Pavarësisht sfidave, unë jam shumë optimist se do t’ia dalim,” u shpreh Spajiç. 

Në Britani pritet që më 22 tetor të zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderë të tjerë europianë, me fokus në stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular