HomeKryesoreProgres-raporti i BE për Shqipërinë më 4 nëntor. Vlerësohen reformat e integrimit...

Progres-raporti i BE për Shqipërinë më 4 nëntor. Vlerësohen reformat e integrimit dhe roli i SPAK. Synohet mbyllja e negociatave në 2027, anëtarësimi në 2030

Advertismentspot_img

Më 4 nëntor, Shqipëria do të marrë “notën” e Brukselit për reformat e deritanishme në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

Sipas burimeve të Klan News në Komisionin Evropian, në progres-raport vlerësohet ecuria e negociatave, ku ka mbetur vetëm një grup-kapitull për t’u hapur brenda këtij viti: ai për bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin dhe politikat sociale.

Një vlerësim të veçantë ka marrë reforma në drejtësi, me rezultatet konkrete të SPAK në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë për akte korruptive.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në një fjalim para Parlamentit Evropian, tha se progres-raportet e këtij viti do të shoqërohen me propozime konkrete për përshpejtimin e zgjerimit, duke hequr parimin e unanimitetit, që ka bllokuar në vite jo vetëm Shqipërinë, por edhe Maqedoninë e Veriut dhe së fundmi Ukrainën.

“Komisioni planifikon që të publikojë progres-raportet për shtetet kandidate më 4 nëntor. Duhet të kalojmë tek votimi me shumicë të kualifikuar në politikën e jashtme. Është koha që të çlirohemi nga prangat e unanimitetit. Unanimiteti nuk ka më kuptim nëse Bashkimi Evropian dëshiron të luajë rolin e tij shpejt, në mënyrë efektive dhe për arsye strategjike. Më 4 nëntor do të ketë një paketë zgjerimi me progres-raportet, si dhe në të njëjtën kohë propozime konkrete për të nxitur këtë proces”,
tha Marta Kos, komisionere për Zgjerimin e BE-së.

Shqipëria ka hapur 28 kapituj negociatash në 11 muaj, ndërkohë që synon të hapë edhe 5 kapitujt e mbetur brenda këtij viti.

Vendi ynë synon të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular