HomeKultureSë shpejti nis programi i rijetëzimit të 100 kullave historike në 14...

Së shpejti nis programi i rijetëzimit të 100 kullave historike në 14 bashki

Advertismentspot_img

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve të Kulturës i cili sot mban emrin Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, një gur themeli në rrugën e gjatë të ruajtjes, mbrojtjes e promovimit së trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në këtë përvjetor, IKTK organizoi një konferencë ndërkombëtare, me profesionistë, ekspertë, profesorë dhe personalitete të nderuara nga vendi dhe jashtë tij për të ndarë dijen dhe përvojën e çmuar te tyre.

Konferenca dyditore vijon edhe nesër, në sallën Aula Magna të Universitetit Politeknik të Tiranës.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Ministri shpjegoi se, pas riorganizimit të vitit 2019, IMK u inkuadrua si drejtori brenda IKTK-së, së bashku me Drejtorinë e Shërbimit Arkeologjik.

“Misioni vijon sot nën një petk më të gjerë, me një emër të ri dhe një vizion të përditësuar”, u shpreh ministri Gonxhja, duke përmendur e vlerësuar, në fjalën e tij, emra të shquar si prof. Gani Strazimiri, prof. Emin Riza, të cilët i dhanë shumë këtij institucioni dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Ministri përmendi gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballet IKTK.

“Sfidat janë reale: presionet e zhvillimit mbi qendrat historike, rreziqet natyrore dhe klimatike, nevoja për rritje profesionale, ritmet e digjitalizimit, si dhe pritshmëritë e larta të publikut për qasje dhe cilësi”, tha ministri Gonxhja.

Ai shtoi se, me gjithë këto sfida, deri në shtator të këtij viti, sitet kulturore, kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike janë vizituar nga mbi 1,3 milionë turistë, ose 36% më shumë sesa viti 2023.

Në dy vitet e fundit janë shënuar rritje historike në ndërhyrjet për rijetëzime dhe shpëtime: 309% më shumë projekte restaurimi e konservimi, 363% më shumë investime direkte në monumentet dhe objektet e pasurisë kulturore.

Gjithashtu, janë njohur dhe miratuar zona të mbrojtura të reja, duke përfshirë qendrat historike dhe ansamblet arkitektonike urbane në Rabdisht, Peshkopi, Konispol, si dhe zonën arkeologjike të Linit, ndërsa së shpejti do t’i shtohet edhe Delvina.

Sa i përket projekteve të ardhshme, ministri Gonxhja përmendi projektin e qendrës së vizitorëve në Butrint, të hartuar nga arkitekti i mirënjohur ndërkombëtarisht, Kengo Kuma. Po ashtu në Apoloni dhe Bylis do të ketë qendra vizitorësh bashkëkohore, ndërsa për TID dhe Amfiteatrin e Durrësit së shpejti do të hapet një kapitull i ri. Gjithashtu do të nisë programi i rijetëzimit të 100 kullave historike në 14 bashki.

Ministri Gonxhja tha se po ecet drejt një reformimi të thellë të institucioneve kulturore, duke fuqizuar IKTK-në përmes vetëfinancimit dhe ofrimit të shërbimeve, dhe duke ngritur Qendrën Rajonale për Konservim dhe Restaurim, që do të ofrojë trajnim profesional për restauratorët dhe ekspertët e rinj.

Në bashkëpunim me universitetet publike, do të fuqizohet Masteri në Restaurim, duke formuar brezin e ri të teknikëve dhe menaxherëve të trashëgimisë kulturore, të aftë të ndërthurin dijen shkencore me veprimin praktik në terren. /j.p/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular