HomeRajoniSiguria dhe emigrantët, Kosova dhe Britania e Madhe drejt një marrëveshjeje historike

Siguria dhe emigrantët, Kosova dhe Britania e Madhe drejt një marrëveshjeje historike

Advertismentspot_img

Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me Mbretërinë e Bashkuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Kështu ka deklaruar Kryeministri Albin Kurti përpara një samiti të rëndësishëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Siç shkruan Politico, Kurti konfirmoi se po zhvillohen bisedime me Britaninë e Madhe për arritjen e një marrëveshjeje për menaxhimin e emigracionit të parregullt, duke theksuar se vendi i tij ka “detyrë” të ndihmojë në këtë çështje.

Ai u shpreh gjatë një takimi privat:

Ne duam të ndihmojmë Britaninë, e konsiderojmë këtë detyrë miqësore dhe politike. Kapaciteti ynë është i kufizuar, por megjithatë duam të ndihmojmë, dhe aktualisht ka komunikim të rregullt mes ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë dhe juristëve për mënyrën më të mirë të zbatimit të kësaj përfitimi të ndërsjellë. Kosova synon të forcojë bashkëpunimin në siguri, besoj se do të ketë rezultat të suksesshëm.

Kurti ka përmendur edhe rolin e Britanisë në përfundimin e luftës në Bosnje-Hercegovinë në vitet ’90, duke theksuar:

Sepse ju na ndihmuat shumë dhe kurrë nuk do ta harrojmë!

Zyrtarët britanikë konfirmuan se po shqyrtojnë mundësinë e qendrave për kthimin e emigrantëve, por theksuan se ky është vetëm një nga disa opsionet në diskutim.

Mediat britanike dhe analistët e Ballkanit kanë identifikuar Kosovën si një nga shtetet më të favorshme për një marrëveshje të tillë, ndërkohë që Britania e Madhe mund të ofrojë mbështetje diplomatike më të fortë ndaj kërcënimeve nga Serbia, kundër ndikimit rus dhe për sigurimin e kufijve të Kosovës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular