HomePolitikeManastirliu në Njësinë 14: Shkollë e re në Astir përballon 2700 nxënës....

Manastirliu në Njësinë 14: Shkollë e re në Astir përballon 2700 nxënës. Edhe Binaj nis fushatën, takon qytetarët

Advertismentspot_img

Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një tur takimesh në Njësinë Administrative Nr. 14 (zona Astir/Yzberisht), duke theksuar si suksesin e deritanishëm në infrastrukturën arsimore, ashtu edhe vizionin për zgjerimin e rrjetit të shkollave.

Në qendër të vizitës ishte një investim i madh në infrastrukturën arsimore: ndërtimi i një shkolle të re që do të funksionojë në të njëjtin kompleks me një çerdhe dhe kopsht të ri, duke adresuar nevojat urgjente të komunitetit lokal në zhvillim të shpejtë.

Manastirliu theksoi se këto investime do të akomodojnë rreth 2,700 nxënës vetëm në Astir, Yzberisht dhe Kashar. Megjithatë, ajo bëri të qartë se plani i saj shkon përtej realizimit të projekteve ekzistuese.

“Ajo që ne duam të bëjmë është të shohim përtej investimeve të nisura, çfarë do të bëjmë më shumë për çerdhet, kopshtet, shkollat jo vetëm në ‘Astir’, por për të gjithë Tiranën,” u shpreh ajo.

Kandidatja e PS-së vuri në dukje se investimet e deritanishme kanë sjellë uljen e mësimit me dy turne me 70%, dhe theksoi rëndësinë e transformimit të shkollës në një “qendër komunitare”.

Kjo do të thotë se shkollat do të qëndrojnë të hapura edhe pas orarit mësimor, duke ofruar mbështetje për zhvillimin kulturor, sportiv dhe artistik të fëmijëve në mjedise të sigurta.

Gjatë takimeve me banorët, sipërmarrësit dhe pensionistët e Njësisë 14, Manastirliu u zotua se kujdesi për çdo lagje dhe komunitet është thelbi i planit të saj. Sipas saj, vizioni synon ta bëjë Tiranën një qytet më të jetueshëm, duke qenë më pranë nevojave specifike të fëmijëve, prindërve dhe të moshuarve.

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet.

Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.

Lexo edhe:

“Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar.

“Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.

“Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar.

“InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular