HomeKryesoreSamiti i Procesit të Berlinit, Rama pritet nga kryeministri britanik, Starmer: Shqipëria...

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pritet nga kryeministri britanik, Starmer: Shqipëria s’duhet fyer, por vlerësuar. Për emigracionin sytë në Kosovë dhe Mal të Zi

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij i Britanisë së Madhe Keir Starmer në Londër, ku do të zhvillohet edhe Samiti i Procesit të Berlinit.

Rama ka publikuar pamjet, teksa takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer

“Mikpritja e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.

Në Londër, ku po zhvillohet samiti, janë të pranishëm të 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus të samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal, rritja ekonomike dhe migrimi. 

Një ditë më parë, Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën edhe nga Mbreti Charles III.

Më herët u prit edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nga Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper

Pas mbërritjes së liderëve të rajonit, do të ketë zhvillohet edhe foto familjare. Më pas do të mbahet seanca plenare e samitit, ku Rama do të mbajë fjalën e tij në dy panele të këtij samiti, atë mbi “Ambicien dhe vizionin strategjik” dhe “Rritjen, migracionin dhe sigurinë”.

Në punimet e samitit do të marrin pjesë liderë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia; qeveritë partnere të Procesit të Berlinit – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar; përfaqësues të Shoqërisë Civile, të Rinisë dhe Biznesit nga Ballkani Perëndimor; Institucionet e BE-së – Komisioni Evropian (KE), Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Presidenca e Këshillit; institucionet financiare ndërkombëtare; si dhe Organizatat rajonale.

Starmer mbron Ramën: Shqipëria nuk duhet fyer, por vlerësuar
Britania kërkon zgjidhje për emigracionin, Kosova dhe Mali i Zi shihen si qendra

Në një intervistë ekskluzive për gazetën prestigjioze britanike The Sun, kryeministri Sir Keir Starmer është zotuar që të mbyllë sa më shpejt atë që e konsideron si autostradën kriminale që kalon përmes Ballkanit Perëndimor dhe që, sipas tij, po e përmbyt Britaninë me emigrantë të paligjshëm.

Ndonëse nga Londra, ku merr pjesë në samitin e Berlinit, kryeministri shqiptar përsëriti refuzimin për ngritjen në territorin shqiptar të kampeve për kthimin e azilkërkuesve që gjenden në Britaninë e Madhe, Starmer ka deklaruar se shtete si Shqipëria janë fyer pa të drejtë, në vend që të vlerësohet bashkëpunimi me to.

Sir Keir i tha gazetës The Sun se trafikantët nga Ballkani Perëndimor kishin ndërtuar një perandori kriminale që shtrihej në të gjithë kontinentin evropian. Britanikët ende shpresojnë që ndonjë shtet si Kosova apo Mali i Zi të bindet për të pranuar një marrëveshje për qendrat e kthimit të azilkërkuesve sipas modelit italo-shqiptar, madje duke iu ofruar shuma të mëdha financiare dhe investime.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç e ka lënë të hapur këtë mundësi nëse britanikët do të investonin 10 miliardë euro në ndërtimin e hekurudhave në vendin e tij.

Britania e Madhe ka vendosur kohët e fundit dhjetra policë kufitarë në pikat e kontrollit në të gjithë rajonin për të ndaluar azilkërkuesit që kalojnë në rrugën ballkanike.

Rreth një e katërta e mbërritjeve të azilkërkuesve me varka të vogla nëpër Kanalin e La Mansh-it kalojnë nëpër Ballkanin Perëndimor për t’u pozicionuar në brigjet franceze, ato belge e hollandeze, me sy nga bregu britanik.

Rreth 22,000 njerëz u trafikuan vitin e kaluar përgjatë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Krahas emigracionit ilegal, Mbretëria e Bashkuar synon që të nisë një bashkëpunim të ri për të luftuar grupet e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor të përfshira në tregtinë e kokainës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular