Personi në foto është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë gjatë një konflikti për një kafe në Manzë të Durrësit.
Kurti ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili i kishte kërkuar kamerierit të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur.
Pas kësaj, personi që ishte ulur me kamerierin, 33-vjeçari Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.