Më 23 tetor mbyllet afati për aplikimet për pesë vendet vakante në Komisionin Rregullator në KQZ. Mëson se deri tani janë dorëzuar 6 kandidatura.
Mes tyre me mbështetjen e Partisë Demokratike janë Helga Vukaj, e cila aktualisht është pjesë e Komisionit Rregullator dhe Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së.
Në listën e kandidatëve që mbështeten nga PS përfshihen Ilirjana Nano, e cila kryeson aktualisht Komisionin Rregullator dhe Dritan Çakaj anëtar në detyrë. Po ashtu edhe emri i Bledar Skënderit, ish-anëtar i KQZ deri në vitin 2020, është një tjetër propozim i mazhorancës.
Komisioni Rregullator përbëhet nga pesë anëtarë tre të propozuar nga shumica dhe dy nga opozita dhe ka rol vendimtar në administrimin e proceseve zgjedhore.