HomePolitikeBashkitë, afat për përcaktimin e zonave prioritare - Paketa e Maleve/ Rama:...

Bashkitë, afat për përcaktimin e zonave prioritare – Paketa e Maleve/ Rama: Deri në fund të muajit dorëzoni hartat! Kritikat dhe batuta me kryebashkiakët

Advertismentspot_img

Bashkitë do të kenë afat deri në fund të muajit tetor për të dorëzuar hartat e zonave prioritare në territorin e tyre, për t’i hapur dritën jeshile miratimit të kërkesave për investim në zonat malore përmes “Paketës së Maleve. Në një takim me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama u shpreh, se është e pafalshme që 5 muaj nga miratimi i ligjit, vetëm 5 bashki kanë dorëzuar hartat, ku përfshihen bashkitë Tropojë, Elbasan Blesh,  Përmet dhe Skrapar.

“Duhet të bëni menjëherë hartat.  Jo vetëm që duhet bërë urgjent harta por duhet të ngrini një taskforcë me tre persona dhe ti rrini në dispozicion atyre që shprehin interes që tua lehtësoni procesin, sepse 500 të parët që përfitojnë nuk do të paguajnë 10 vjet asnjë taksë, por duhet ti ndihmoni që të përfitojnë, duhet ti rrini pronto”.

Kryeministri theksoi se procedura është e qartë që territoret e zhvillimit duhet të jenë ato ku mund të ndërtohet ligjërisht dhe nëse ka ndonjë konflikt në të ardhmen për pronësinë, përgjegjësin e merr shteti.

“Zgjohuni nga ky gjumë dhe brenda muajit tetor duhet të vijnë të gjitha hartat. flas për të gjithë ju që merrni urdhër. Për të tjerët e keni derën e hapur.  Jemi gati t’ju mbështetsim sepse ky është interes kombëtar dhe s’ka ndarje. Fokusoheni tek hartat, territore që nuk janë ligjërisht të pandërtueshme dhe që janë territore malore”.

Ndërsa ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, theksoi se vlera e projekteve që janë evidentuar deri më tani në 5 bashki, arrin mbi 10 milionë euro.

“Vetëm në këto 5 bashki janë 33 projekte që janë evidentuar që kanë potencial të lartë , vlera e tyre fillon nga 10 milionë euro, bëhet fjalë për vende të reja pune dhe krijimin e një zinxhiri të plotë ekonomik.  Nuk do ketë problematika në territor, procedurat do vazhdojnë vetëm kur nuk ka konflikte.

Sipas tij, javën e ardhshme zonat në 5 bashkitë zyrtarizohen me vkm dhe është se ngritur një grup pune që mund të shkojë në terren për të çuar këtë proces përpara.  praktika është e konsoliduar, udhëzimi është i qartë.

Trajnimi për deputetët e rinj, Berisha: Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, shkëputja e lidhjeve me zgjedhësin e tij

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketë së maleve, nuk ka kursyer kritikat dhe batutat për mungesën paraqitjes së hartave përcaktuese.

Rama e nisi fillimisht me kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, më pas i vijoi kritikat me Juliana Memën, Albert Halilajn, Majlinda Bufin, Gëzim Topçiun dhe Klement Ndonin.

“E pranoj që paketa ka disa ngarkesa të tepërta, nga pikëpamja burokratike edhe pse është me lehtësuar seç ka qenë më parë. Unë i kam thënë edhe disa deputetëve, që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit. Vonesa nga ana juaj është e juaja. Pse nuk e ke dërguar në qeveri? Ku e ke dorëzuar? (I drejtohet kryetarit të Bashkisë së Kuçovës-Kreshnik Hajdari). Ta drejtova pyetjen, jo vetëm ty por edhe atyre që tundin kokën. Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, nuk e ke kuptuar ligjin, nuk e ke kuptuar paketën e maleve.

Njerëzit mund ta kenë tokën, por nuk kanë marrë dokumentin që i jep me letër atë që ka në zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart se nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 20/20 për të adresuar këtë problem. Ne kemi ndërtuar këtë paketë që t’i japë mundësi atij që ka tokën që të vijë në bashki e të thotë ‘dua të ndërtoj këtu’. As ti (I drejtohet kryebashkiakes së Dimalit-Juliana Mema) nuk e ke sjellë kështu mos pyet Ilir Xhakollin (Kryebashkiaku i Pogradecit). Po të them për paketën që paketa i jep përgjigje edhe asaj problematike që nuk ia jep ligji 20/ 20. Unë po them të njëjtën gjë. Unë e di që ke kapacitetet e Leninint që të flasësh me 7 veta në të njëjtën kohë (I drejtohet kryebashkiakes së Dimalit-Juliana Mema).

Ajo që ne kemi pritur është që procesi të ngece, është hapi juaj që të përcaktoni zonat, që në këto zona duam të hapim rrugën e kësaj pakete, duke praktikisht përjashtuar vetëm ato pjesë që janë zona të mbrojtura. Pse nuk bëhet kjo? Çfarë e pengon këtë punë, që njerëzit të rrinë të presin t’u hapet rruga. Nuk kemi hartat e zonave të përcaktuara. Do të ju lutesha shumë që të përcaktoni zonat, duke përfshirë sa më shumë territore, përveç atyre pikave që për arsye ligjore është e pamundur të investohet.

Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit (Albert Halilaj)?!. Më dëgjon?! Por se di nëse më kupton?! Një nga shtysat për këtë paketë kanë qenë kuksianët, ku niveli i interesimit për të investuar është shumë i lartë nga ata që janë në emigracion. Sa herë kam ardhura atje zotrote ka ke ngritur si problem. Ka pesë muaj që i ke në dispozicion, të gjithë instrumentet, e ti koma nuk ke sjellë hartën”, tha Rama.

Majlinda Bufi ishte mes kryebashkiakëve që nuk kishte dorëzuar hartën e zonave për Paketën e Maleve, dhe kryeministri Edi Rama i kërkoi që të bënte autokritikë. Kryebashkiakia e Roskovecit pranoi të bënte autokritikë, duke premtuar se do e sjellë hartën.

Edi Rama: Duhet të vijë harta për zhvillimet rurale, ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec. Mendoj se ti duhet t’i kesh sjellë hartat?

Majlinda Bufi: E vërteta është se nuk i kam sjellë. Padyshim që është autorkitikë jo vetëm për mua, por edhe për ata që nuk i kanë sjellë.

Edi Rama: Bëj autokritikë.

Majlinda Bufi: Është autokritikë. Ne kemi nisur pak punën, por nuk e kemi finalizuar. Nuk ka vend për të thënë fjalë të tjera, më shumë prishet. Faleminderit që nuk na kritikove hapur.

Edi Rama: Që të mbetesh në një rresht me Memaliajn dhe Fushë-Arrëzin, kjo nuk më pëlqen. Jepja pak atij mikut tim nga Fushë-Arrëzi.

Rama nuk i kurseu batutat as me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu, i cili ka shtatë mandate në këtë post.

“Ju lutem shumë fokusohuni në këtë instrument sepse do t’ju japë shumë krah dhe mbi të gjitha është detyrimi që i keni atyre njerëzve që duan të investojnë në tokën e të parëve të tyre. Gëzim, por ti si më zhgënjeve sot. Është hera e parë që më zhgënjen, je legjenda e pushtetit vendor. Sa mandate ke, 7 apo 8? Jepja pak mikrofonin. Pas mandatit të 4 e vendos ti kur ik, sepse të harrojnë aty njerëzit, nuk të lëviz njeri. Ja 7 mandate ka ai”, tha kryeministri.

Rama nuk i kurseu batutat as me Klement Ndonin, kryetarin e bashkisë së Këlcyrës. Kryeministri i kërkoi të bëjë një projekt, dhe nëse do e niste brenda muajit, tha me batutë se do e vendoste në vend të Ali Pashës dhe do e duartrokiste për 5 minuta.

“Po Dropulli pse nuk ka sjellë akoma hartën. Brenda tre ditëve? Ç’a s’bëhet për tre vjet bëhet për tre ditë këtu. Dëgjove ti Klement? Se ta kam thënë qëkur jemi njohur, se kemi qenë në opozitë, se ti nuk ke qime në mjekër se je i ri, por flokët i ke të bardha, gjithë ajo që e bukur që ke atje, bëje një gjë të bukur.

Je duke u marrë po (qesh), por nuk je Benjamin Button që shkon duke u bërë më i ri, kështu që bëje një projekt atje. Brenda muajit do ta fillosh, po e fillove atë brenda muajit, të gjithë këta që janë këtu do të më mirëkuptojnë të vijmë atje dhe atje dot ë shkojmë në Tepelenë, Tërmeti me dorën e vet do ta heqë Ali Pashën dhe pa të hipur tu atje që të rrish 5 minuta dhe ne do të duartrokasim 5 minuta, të jap fjalën. Monument nuk të bëjmë dot”, tha Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular