HomeAktualitetHapen aplikimet për mbështetje financiare për studentët ekselentë, afati deri më 20...

Hapen aplikimet për mbështetje financiare për studentët ekselentë, afati deri më 20 dhjetor

Advertismentspot_img

Studentët që kanë nisur për herë të parë studimet e tyre në universitetet publike mund të përfitojnë mbështetje financiare nga shteti, përmes një skeme të posaçme që vlerëson ekselencën dhe rezultatet e larta akademike.

Programi i mbështetjes financiare synon të shpërblejë më të mirët ndër studentët e rinj, duke ofruar bursë mujore në masën e pagës minimale dhe përjashtim nga tarifa vjetore e studimeve. Përfitues do të jenë studentët e shkëlqyer, ata që ndjekin programe prioritare si dhe fituesit e olimpiadave kombëtare apo ndërkombëtare.

Procesi i aplikimit është plotësisht online, përmes portalit e-Albania duke zgjedhur shërbimin: “Aplikim për mbështetje financiare për studentët e arsimit të lartë publik.”

Studentët duhet të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentet përkatëse që dëshmojnë përmbushjen e kritereve. Nuk është e nevojshme paraqitja fizike në asnjë institucion.

Aplikimet janë tashmë të hapura dhe mbyllen më 20 dhjetor 2025. Pas kësaj date, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) do të verifikojë të gjitha aplikimet dhe dokumentacionin e dorëzuar. Lista përfundimtare e përfituesve të bursës do të publikohet në shkurt të vitit 2026. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara dhe rezultateve të arritura gjatë studimeve.

Kjo nismë është pjesë e politikave për forcimin e meritokracisë dhe mbajtjen e talenteve të reja në vend, duke i mbështetur studentët që në hapat e parë të karrierës së tyre akademike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular