HomeEkonomiKarikimi i makinave elektrike, shtrenjtohet energjia për stacionet e karikimit, jo qytetarët/Administratori...

Karikimi i makinave elektrike, shtrenjtohet energjia për stacionet e karikimit, jo qytetarët/Administratori i OSHEE: Shkak, ngarkesa në rrjet. Investime për stacionet e karikimit

Advertismentspot_img

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi thotë se rritja e tarifave për karikimin e makinave elektrike, bëhet për shkak të ngarkesës në rrjet.

Në një intervistë për “Money Report”, Karakaçi u shpreh se përdorimi i makinave elektrike në vend është në rritje dhe shtoi se rritja e çmimit do jetë për pikat e karikimit të shpejtë.

Karakaçi deklaroi se OSHEE do të kryejë investimet për stacionet e karikimit.

“Për familjarët që kanë në shtëpinë e tyre, nuk ka asnjë diferencë. Ishte e nevojshme të diferencohej. Në Shqipëri ka penetrim të kënaqeshëm të makinave elektrike. Duhet të merren masa për këto pika karikimi, por edhe të zgjerohemi. mjetet elektrike do vijojnë të shtohen. Këto pika karikimi kanë impakt në rrjet. Lidhen në kabinat e OSSHE. Kemi parë që kapacitetet në kabinat tona janë kufizuar. Ato kanë kosto në menaxhimin e energjisë elektrike. Ky nuk është problem shqiptar, por botëror. Këto kosto janë mbajtur nga ana jonë. Që të bëjmë rregullim të sektorit, duhet të kemi një rritje të tillë. Një element i tillë është kudo. Në vendet e rajonit, çmimi varion nga 60-80 lekë për kilovat orë. Çmimi i pikut është vendim i ERE. Ky aplikim në çmim, tenton të bëjë një rregullim të sektorit. Rrjeti ynë do jetë i mundshëm për pika të reja karikimi. Bën një rregullim dhe barazi të çmimit. Ne jetojmë në epokën e makinave elektrike. Ka vendosur që të hyjë në tregun e makinave elektrike. Do kemi aktor të ri në treg, OSHEE charge, do ofrojë cilësi më të mirë të shpërndarjes. Ky është që t’i përgjigjemi sa më shpejt hapave të kohës. Do futemi së pari në Tiranë, më pas në qytetet kryesore të vendit.”, theksoi ai.

Rritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike është vetëm për stacionet e veçanta të karikimit ndërkohë që nuk ndryshon për qytetarët që kanë të instaluar paisje karikimi në pallate apo banesa.

Administratori i OSHEE Enea Karakaçi tha se rritja e tarifave për karikimin e makinave elektrike, bëhet për shkak të ngarkesës që ato kanë sjellë në rrjet po përsëri Shqipëria ka çmimet më të ulëta në krahasim me shumë vende të rajonit.

Për të shtuar konkurncën në treg së shpejti në treg do të kemi një aktor të ri OSHEE charge, e cila do ofrojë cilësi më të mirë të furnizimit për mjetet elektrike.

Gjatë këtij viti Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka regjistruar një performancë të mirë financiare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular