HomeEkonomiParandalimin e krimeve kibernetike në sektorin bankar, Shoqata e Bankave (AAB) firmos...

Parandalimin e krimeve kibernetike në sektorin bankar, Shoqata e Bankave (AAB) firmos Memorandum Mirëkuptimi me Policinë e Shtetit

Advertismentspot_img

AAB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për parandalimin e krimeve kibernetike në sektorin bankar

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nënshkruan më 22 tetor 2025 një Memorandum Mirëkuptimi që synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e krimeve kibernetike dhe rritjen e sigurisë në sektorin bankar dhe financiar.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një fronti të përbashkët në mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale. Fokus i veçantë do t’i kushtohet mashtrimeve online, shkëmbimit të informacionit të besueshëm dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike.

Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së, z. Bledar Shella, theksoi se siguria kibernetike është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë dhe kërkon bashkërendim institucional. “Kjo marrëveshje forcon partneritetin ndërmjet sistemit bankar dhe institucioneve ligjzbatuese, duke krijuar një bazë solide për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve.” – u shpreh ai.

Në të njëjtën linjë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda, vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi për parandalimin e krimeve kibernetike dhe ndërtimin e një mjedisi të sigurt digjital në Shqipëri.

Ky Memorandum shënon fillimin e një partneriteti afatgjatë midis institucioneve, të bazuar në besim, transparencë dhe angazhim të ndërsjellë për të përmirësuar sigurinë digjitale. Të dy palët do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të forcuar ekosistemin financiar dhe për të mbrojtur më mirë qytetarët ndaj rreziqeve të epokës digjitale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda nënvizoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për parandalimin e krimeve kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një mjedisi të besueshëm digjital.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular