Sot në Qendrën Rinore “Fetnete Ramosaj” në Deçan u mbajt promovimi i veprës më të re “Në emër të gjakut”, të autorit, publicistit dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, z. Ahmet Prençi. Sikurse e kishte paralajmëruar dhe Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj ditë më parë, në Kosovë, Decanin e trimërisë dhe mendjes u promovua libri i me tregime “Në Emër të fjalës” i shkrimtarit Ahmet Prençit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete të rëndësishme të letrave nga Shqipëria dhe Kosova. Në përfundim të këtij aktiviteti, kryekomunari Bashkim Ramosaj do të shkruaj në rrjetin social Facebook: -”Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor bashkoi personalitete të shquara nga jeta politike, letrare e publicistike mbarëkombëtare, duke e kthyer Deçanin në një qendër të gjallë të debatit letrar e historik. Falënderim të veçantë për autorin Prençi për këtë vepër të fuqishme, që sjell në dritë rrëfime të thella për sakrificën, dhimbjen dhe dinjitetin njerëzor, si dhe për të gjithë të pranishmit që me pjesëmarrjen e tyre i dhanë kuptim e vlerë kësaj ngjarjeje. Deçani do të vazhdojë të jetë vend i respektit për kulturën, artin dhe krijimtarinë kombëtare”.
Vet autori Ahmet Prençi rrugës për në Deçan në orët e para të mëngjesit do të shkruante: “Udhëtim drejt Deçanit, në zemër të Dukagjinit, për të folur për librin dhe për fuqinë e fjalës që bashkon njerëzit, kujtesën e ndjenjat. Do të takohemi për librat e mi, e në veçanti për vëllimin me tregime e novela “Në emër të gjakut”, një rrëfim për nderin, drejtësinë dhe shpresën që lind nga dhembja. Në këtë rrugëtim më shoqërojnë miq të dashur e të vyer të kulturës shqiptare: Besnik Mustafaj, shkrimtar e diplomat, Alfred Duka, shkrimtar e avokat dhe Elda Velaj, botuesja e përkushtuar nga MediaPrint. Një ditë për librin, për miqësinë dhe për dashurinë ndaj fjalës shqipe, sepse fjala jonë nuk njeh kufij, ajo udhëton për të bashkuar zemra. Faleminderit Kryetar Bashkim Ramosaj për ftesën dhe organizimin”.








