HomePolitikeSamiti i Procesit të Berlinit në Londër, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria,...

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, i mbajtur dje në Londër.

“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë 🫶,” ka shkruar Rama në postimin e tij.

Në foto shfaqen momentet kryesore të takimeve që kryeministri shqiptar zhvilloi gjatë samitit, ku u trajtuan temat e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva europiane e rajonit.

Rama është takuar me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer, apo edhe kancelarin gjerman Merz.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular