Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025 – 2027. Synimi i strategjisë është që të forcohen kapacitetet kombëtare për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar sulmet kibernetike që janë një kërcënim i vazhdueshëm.
– Miratimin, në parim, të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik; Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për luftën kundër disa krimeve të kryera me mjete të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe për ndarjen e provave të krimeve të rënda në formë elektronike, bërë në Nju – Jork, në datën 24.12.2024.
– Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025 – 2030 dhe të planit të saj të veprimit 2025 – 2027.
– Vendim për përcaktimin e rregullave, masës, përjashtimeve nga sanksionet dhe procedurës për mbledhjen dhe administrimin e tarifës së transmetimit të informacionit të udhëtimit.
*Ky vendim përcakton rregullat, masën, përjashtimet nga sanksionet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës, që paguhet nga transportuesit që transmetojnë informacionin e udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit. Vendimi zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë, që operojnë në hyrje, dalje ose transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë shpronësuar dy pasuri të paluajtshme në favor të Bashkisë së Tiranës dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Në favor të bashkisë së Tiranës për interes publik janë shpronësuar pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i hapësirës së pallateve në kryqëzimin e rrugës “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”, Bashkia Tiranë”.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 6 055 283.97 lekë.
Gjithashtu janë shpronësuar pronarët privatë të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitim, rikonstruksion i urës së Viroit”. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “vresht”, me një vlerë të përgjithshme prej 700 000 lekësh.
– Vendim për miratimin e Rregullave për trajtimin, shfrytëzimin, shitjen, eksportin, importin, administrimin dhe transportin e materialit drusor e të prodhimeve jodrusore pyjore, si dhe kategorizimin e rrugëve autopyjore, përdorimin dhe standardet teknike të tyre.
*Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave, që lidhen me: trajtimin dhe shfrytëzimin e materialit drusor e të prodhimeve jodrusore pyjore, me synim përfitimin nga to dhe garantimin e mbarështimit të qëndrueshëm e të vijimësisë së prodhimit të Fondit Pyjor Kombëtar; shitjen, eksportin (rastet e lejuara), importin, administrimin dhe transportin e materialit drusor e të prodhimeve jodrusore pyjore, bimëve mjekësore eterovajore e tanifere natyrore (BMET); kategorizimin e rrugëve pyjore, përdorimin dhe standardet teknike, rregullat e ndërtimit, riparimit e të mirëmbajtjes së tyre; ç) përcaktimin e kritereve për shënimin me bojë të paheqshme dhe vendosjen e etiketave në prodhimet drusore.