HomeKronikeE bija reklamonte luks në rrjetet sociale, shkarkohet nga detyra prokurorja

E bija reklamonte luks në rrjetet sociale, shkarkohet nga detyra prokurorja

Advertismentspot_img

Kolegji i Posaçëm i Apelit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, duke konstatuar “deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit të publikut”.

Historia e Zavalanit mori vëmendje publike pak ditë më parë, kur një prokuror anonim denoncoi kontrastin e madh brenda vetë sistemit të drejtësisë.

Ai përmendi konkretisht vajzën e prokurores, Anxhela Zavalanin, e cila shfaqej në video në TikTok me aksesorë luksi Cartier, duke simbolizuar një realitet shumë larg atij të kolegëve që jetojnë me dy paga.

VENDIMI

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Zavalani.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 24.10.202

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular