HomePolitike“Njëra palë donte të qeverisë Shqipërinë, tjetra partinë”- Vangjeli: Shqipëria nuk u...

“Njëra palë donte të qeverisë Shqipërinë, tjetra partinë”- Vangjeli: Shqipëria nuk u bë 1 zonë elektorale, faji edhe i Berishës! PS-PD duan eliminimin e partive të vogla

Advertismentspot_img

Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Log. në News24, teksa foli edhe për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Më tej Vangjeli theksoi edhe një herë bashkëpunimin PS-PD që nga viti 2008 për mënjanimin dhe nxjerrjen nga loja të partive të vogla.

Gjithashtu ai u shpreh se Shqipëria nuk u bë dot një zonë zgjedhore dhe për këtë faj ka edhe Berisha, pasi nuk donte.

Lorenc Vangjeli: Ndryshimet kushtetuese të 2008 tentonin bipolaritetin. Arsyeja janë partitë e vogla që na fragmentarizojnë, i heqim qafe. Sot kërkojmë decentralizimin. Sistemi është ngurtësuar shumë dhe është shumë e vështirë të shkallmohet kështu siç është. Ndarja e Shqipërisë në një zonë elektorale do të hiqte nga 6, 7, 10 deputetë të mazhorancës.

Do përfaqësojë më qartë vullnetin e qytetarëve. Nuk u bë për këtë arsye se zoti Berisha është më i afërt me zotin Rama se me zotin Alibeaj, që e ka pasur ministër. Nuk ka një fajtor të vetëm në këtë histori. Njëra palë donte të qeverisë Shqipërinë, tjetër të qeverisë partinë. Shiko lejet e dhëna të zakonshme të punojësve kur janë dhënë, prill maj dukej sikur ishte korrik apo gusht.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular