HomeOP EDRaporti i OSBE-ODIHR përcaktoi qartë se sistemi është i mbyllur mes PS...

Raporti i OSBE-ODIHR përcaktoi qartë se sistemi është i mbyllur mes PS dhe PD! Kishin të gjitha privilegjet më 11 maj/nga Enkelejd Alibeaj

Advertismentspot_img

Kreu i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Log. News24 teksa foli për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në vend ku PS mori mandatin e katërt qeverisës.

Alibeaj thekson se raporti përcaktoi qartë se PS dhe PD kishin të gjitha privilegjet dhe përgjegjësitë në zgjedhjet e fundit, duke filluar nga financimi apo koha mediatike.

Më tej, në pah nxori edhe përdorimin e shtetit dhe administratës për të bërë fushatë për PS-në në zgjedhje.

Enkelejd Alibeaj: Konstatova që duke filluar nga 4 apo 5 çështjet ishte shumë besnik, çështja e përshkrimit, i bënte një ndarje jo më si diku vertikalisht pushtet opozitë, por horizontale. Kishte vendosur në të njëjtin pozicion dy partitë e mëdha, kundrejt pjesës tjetër. Duke filluar nga sistemi zgjedhor. Si u aplikua në 11 maji u miratua me marrëveshjen e partive të mëdha. Përgjegjësia dhe privilegji ishin mbi partitë e mëdha.

Së dyti, çështja e administrimit, e depolitizimit, e thotë qartë se dy partitë e mëdha administruan votën e shqiptarëve. Së treti, përdorimi i elektronikes e thotë qartë nuk duhet që KQZ të ishte në presion e partive PD-PS që nuk e lejuan të aplikonte sistemin. Lidhur me mediat, ka nxjerrë në konkluzion se dy partitë e mëdha kishin 83% të të gjithë hapësirës mediatike. Ndarja është dy partitë dhe pjesa tjetër.

E vetmja gjë që kishte vendosur vertikalisht ishte përdorimi i administratës ku pushteti përdor administratën, burimet shtetërore derisa është zvetënuar kufiri mes partisë dhe shtetit. Fotografia e OSBE ODIHR ka përcaktuar qartë se sistemi politik në Shqipërisë është i mbyllur mes dy partive, kanë uzurpuar çdo lloj hapësirë tjetër

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular