HomeSocialeVranësira, pro priten edhe reshje shiu! Ja parashikimi i motit për sot...

Vranësira, pro priten edhe reshje shiu! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Advertismentspot_img

Ditën e sotme vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 1-3 ballë.

Screenshot_1
Screenshot_2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular