HomeAktualitetInxhinieri humb jetën aksidentalisht, ish-deputeti i PD Lefter Gështenja: TRISHTUESE! S’mund ta...

Inxhinieri humb jetën aksidentalisht, ish-deputeti i PD Lefter Gështenja: TRISHTUESE! S’mund ta përshkruaj dhimbjen që ndjej për një mik të tillë

Advertismentspot_img

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ndau lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të inxhinierit Guri Dashi. Inxhinieri i ndërtimit, Guri Dashi, 42 vjeç, humbi jetën në kantierin e autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë. Paraprakisht dyshohet se inxhinieri ka rënë aksidentalisht nga një urë e lartë, teksa po drejtonte punimet për ndërtimin e saj.
Me origjinë nga Librazhdi, Guri Dashi jetonte prej disa vitesh në Pogradec me bashkëshorten e dy fëmijët e mitur.
Ndarja e parakohshme nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe për familjarët e koleget, të cilët shprehen në rrjetet sociale se përveç profesionistit, ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm.
Ish deputeti demokrat po ashtu nga Librazhdi shpërndau një status mes shumë të tjerëve në rrjetet sociale pas lajmit të trishtë.

Postimi i Lefter Gështenjës:

Trishtuese!
Me shumë trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të mikut të mirë ing.Guri Dashi.
Na pikëllove Guri!
Sinqerisht është e vështirë të gjej fjalët e duhura për të përshkruar dhimbjen që ndjej për një mik të tillë.
Guri ishe vërtetë njeri i mirë, i respektuar nga të gjithë, punëtor i palodhur dhe besnik, gjithmonë me buzëqeshje, me zemër të madhe dhe i gatshëm për të ndihmuar këdo, kurrë nuk thoshte që nuk bëhet, gjithmonë thoshte do ta gjejmë një zgjidhje.
Humbja jote, në vendin e punës ku dhe gjithë shpirtin dhe përkushtimin tënd, është e padrejtë dhe e dhimbshme për të gjithë ne që të njohëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve.
U prehtë në paqe shpirti yt i mirë do të mbetesh gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona.
Zoti i dhëntë forcë familjes për këtë humbje tragjike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular