HomePolitike“Kush mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000...

“Kush mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro…”- Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në grupin e PD

Advertismentspot_img

Një ditë më parë Partia Demokratike zhvilloi mbledhjen e Grupit të PD, duke diskutuar për dy seancat e javës që vjen, të hënën dhe të enjten. Gazetari i News24, Osman Stafa raporton se në diskutimet me dyer të mbyllura, Flamur Noka ka deklaruar se nuk mund t’i diktojë Niko Peleshi apo Taulant Balla.

Sipas Nokës, ‘kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro, dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje, për rezistencë, për betejë’.

Noka u shpreh se do të mbrojnë të drejtat e tyre dhe nuk do t’i nënshtrohen mazhorancës në Kuvend.

Flamur Noka: Miq, ne jemi deputetë të opozitës dhe opozita ka disa të drejta që ne nuk i lëshojmë kurrë. Një rregull që vepron prej 35 vitesh në Parlament nuk mund të na diktojë Niko Peleshi dhe Taulant Balla një gjë ndryshe tani. Ne jemi ne Kuvend për betejë, jo për nënshtrim. Kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro, dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje, për rezistencë, për betejë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa janë të drejtat tona. Të drejtat tona do ti mbrojmë. Nuk nënshtrohemi. Kush ka frikë nga përballja, dëshiron të nënshtrohet, të vazhdojë por kjo ska asnjë lidhje me opozitarizmin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular