HomeLifestyle“Nuk jam reperi më i mirë”- Rrëfehet Noizy: Thjesht kam më shumë...

“Nuk jam reperi më i mirë”- Rrëfehet Noizy: Thjesht kam më shumë disiplinë se të tjerët! Planet e mia në aktrim

Advertismentspot_img

I ftuar në një emision radiofonik, reperi i njohur Noizy ka folur për rrugëtimin e tij muzikor dhe për çelësin e suksesit që e ka mbajtur në majë të skenës prej vitesh. Ai theksoi se talenti nuk është gjithmonë faktori kryesor i arritjeve të tij, por disiplina.

“Nuk është se unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të tjerët”, – u shpreh ai.

Noizy shtoi se ndonëse motivimi ndonjëherë mungon, disiplina është ajo që e shtyn përpara: “Kam shumë pak motivim ndonjëherë, por kam shumë disiplinë. Kjo është ajo që të çon drejt suksesit. Kam edhe forcë fizike, një njeri me talent mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë, por unë mund të bëj tre. Kam energji, forcë dhe punoj më shumë se të tjerët”.

Prej vitesh, Noizy mbetet një nga artistët më të pëlqyer në Shqipëri, me dhjetëra hite në repertorin e tij. Gjatë intervistës, ai ka folur për projektet e tij më të fundit muzikore, jetën personale dhe rrugëtimin e gjatë në skenën shqiptare.

Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe energjinë karakteristike, Noizy ka ndarë edhe momente të veçanta nga karriera, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe planet që ka për të ardhmen, duke sjellë një bisedë të sinqertë dhe plot dinamizëm me dy moderatorët.

Kohët e fundit, ai ka realizuar edhe “Troubleshooters”, një film aksion, i cili pati një sukses ndërkombëtar. A ka filluar që aktrimi të jetë profesioni i tij i preferuar?

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular