HomeRajoniDështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, ja sa vota mori...

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, ja sa vota mori Albin Kurti!

Advertismentspot_img

Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro. 52 votuan kundër e 4 abstenuan.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.

Në prezantim të programit, mandatari Albin Kurti ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë parti tjetër për bashkëqeverisje. Ai ka kërkuar votën nga partitë tjera për të “vazhduar qeverisjen e mirë”.

Në prezantim ai tregoi edhe emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën. Tash presidentja Vjosa Osmani pritet të mbledhë liderët e partive dhe të konstatohet nëse ka ndonjë shumicë, apo duhet të shkohet në zgjedhje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular