HomeRajoniZgjedhje të reja në Kosovë? Vjosa Osmani tregon si do veprohet pas...

Zgjedhje të reja në Kosovë? Vjosa Osmani tregon si do veprohet pas rrëzimit të qeverisë Kurti

Advertismentspot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga e hëna do të nisë konsultimet me partitë e tjera parlamentare për të tentuar edhe një herë formimin e qeverisë.
Takimet, të cilat duhet të realizohen brenda afatit 10-ditor, do të kenë për qëllim diskutimin nëse ndonjë nga palët ka shumicën dhe nëse ekziston një propozim konkret për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime “gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”.
Kështu u shpreh këshilltari për media në zyrën e presidentes, Bekim Kupina, në një përgjigje për Gazetën Express.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime, gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, tha Kupina.

Megjithatë, deri më tani, si LDK ashtu edhe PDK, që janë partitë më të mëdha pas Vetëvendosjes, nuk kanë shprehur dëshirë për të formuar qeverinë, duke kërkuar në vend të kësaj zgjedhje të reja.

Kujtojmë se Albin Kurti dështoi të formojë qeverinë, pasi mori vetëm 56 vota pro, pesë më pak se 61 mandatet e nevojshme për miratim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular