Sot, në Future Hospitality Summit 2025 në Dubai, u hap pavijoni shqiptar “Albanian Soundscapes”, kuruar nga AKPT dhe AZHT, i cilësuar si një nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë mes mbi 50 vendeve pjesëmarrëse.
Koncepti i këtij pavioni tregon Shqipërinë nga ana më e bukur e historisë dhe kulturës sonë, përmes destinacioneve, projekteve arkitekturore dhe muzikës së gdhendur në vinil, që bashkon traditën, shpirtin e vendit dhe vizionin tonë për zhvillimin e turizmit dhe mikpritjes.
Në Future Hospitality Summit, Shqipëria prezantohet si një histori suksesi dhe një ftesë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e së ardhmes sonë turistike.
Jam vërtet i lumtur që ekipet realizuan një pavion kaq të thjeshtë, të ngrohtë dhe përfaqësues, që flet për dashurinë me të cilën ne e mirëpresim çdo vizitor dhe partner.







