HomeOP EDKandidati “GoFundMe”/Nga Ardi Stefa 

Kandidati “GoFundMe”/Nga Ardi Stefa 

Advertismentspot_img

Nga Ardi Stefa 
Kandidati kërkon donacione nga qytetarët, njëlloj si ata që hapin “GoFundMe” dhe luten për ndihmë se s’kanë për ilaçe, për bukë apo për strehë. Vetëm se ndryshimi është thelbësor: këta të fundit kërkojnë ndihmë për të mbijetuar, ndërsa kandidati kërkon ndihmë për të ekzistuar politikisht.

Kandidati nuk është i sëmurë (Zoti i dhëntë shëndet!), as i pastrehë, as i uritur. Është politikisht i pashpresë. Një figurinë që kërkon t’i japë frymë e popullaritet vetes, dërkohë që më parë shfrytëzoi për këtë qëllim Partinë Demokratike për të mbledhur firmat e regjistrimit, kërkon t’i japë prestigj vetes, pra, me oksigjenin, pse jo edhe me paratë e qytetarëve.

Por, nëse nuk ke këmbë të kërcesh, veshë të dëgjosh dhe ritmin nuk di ta mbash, mos i hyr valles fare! 

Sepse ajo që nisi si “nismë qytetare”, po përfundon pas publikimit të CV dhe formularit të regjistrimit si një valle qesharake dhe elektorati opozitar nuk di nëse duhet të qeshë apo të qajë.

Kur një kandidat kërkon donacione, jo për një kauzë, por për vetveten edhe sikur të jetë kampion i transparencës, procesi humbet dinjitetin. Fushata kthehet në spektakël mëshire, jo në garë idesh e programesh. Nga kërkesa për mbështetje, rrëshqitet në lëmoshë politike. Dhe kandidati, të cilin e njoh personalisht dhe nuk e besoj të jetë i korruptuar, në vend që të flasë për transparencë, e varros atë me duart e veta, sepse çdo ndihmë e dhënë nuk shihet më si akt qytetar, por si blerje influence në të ardhmen.

Megjithëse donacionet në mbarë botën janë një gjë normale dhe praktikë e njohur, përvoja në Shqipëri ka treguar të kundërtën. 

“Donacionet” në Shqipëri kanë qenë financimet, me të cilat janë blerë të gjitha aferat korruptive! 

Dhe me këto kërkesa absurde, edhe pse moderne në dukje, s’ka më as fushatë, as ideal, ka vetëm një kandidat që tund kapelën në dorë, shpreson për ndonjë monedhë dhe e quan atë “pjesëmarrje qytetare”. 

Në këtë “GoFundMe” politik, humb më shumë dinjiteti publik sesa fiton vota kandidati

Ndërkohë që opozita e vërtetë i bie “kokës me grushta” teksa shikon se për cilin individ imponon elektoratin e vet të mbështesë dhe përllogarit kostot e pas zgjedhjeve në parti, struktura e militantë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular