HomePolitikeKandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, kërkon para nga qytetarët për...

Kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, kërkon para nga qytetarët për fushatën!

Advertismentspot_img

Kandidati i pavarur për bashkinë e Vlorës, i mbështetur edhe nga Partia Demokratike, Dionis Sota përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve përmes financimeve për fushatën e tij për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Sota shprehet se për të realizuar vizionin e përbashkët për transformimin e qytetit bregdetar, kërkon nga qytetarët që të kontribuojnë përmes një donacioni në llogarinë e hapur posaçërisht për fushatën.

Thirrje për Mbështetje  Zgjedhjet Bashkiake, 9 Nëntor 2025!

Të nderuar miq, bashkëqytetarë dhe mbështetës, si kandidat i pavarur për zgjedhjet bashkiake të 9 Nëntorit 2025, unë jam i përkushtuar për të sjellë ndryshime reale dhe për të punuar me gjithë zemër për qytetin tonë. Për të realizuar këtë vizionin të përbashkët për një bashki më të mirë, kam nevojë për mbështetjen tuaj!

Fushata ime bazohet në transparencë, integritet dhe dëshirën për të ndërtuar një të ardhme konkrete më të mirë për të gjithë. Çdo kontribut, sado i vogël, do të na ndihmojë të çojmë përpara mesazhin tonë dhe të organizojmë një fushatë dinjitoze.

Ju ftoj të kontribuoni me një donacion në llogarinë e posaçme bankare të fushatës sime:

Emri i llogarisë: DIONIS SOTA

Numri i llogarisë: AL24 9022 6258 0251 4009 2328 6356

Çdo donacion do të përdoret me përgjegjësi të plotë dhe në menyrë transparente për të mbështetur aktivitetet e fushatës, si takime me qytetarët, materiale informuese dhe organizime për të dëgjuar zërin tuaj.

Së bashku mund të bëjmë ndryshimin!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular