HomeRajoniKosova drejt dy palë zgjedhjeve – Albin Kurti paralajmëron votime në dimër...

Kosova drejt dy palë zgjedhjeve – Albin Kurti paralajmëron votime në dimër dhe pranverë pas dështimit në Kuvend

Advertismentspot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet dy herë me zgjedhje brenda pak muajsh, pas dështimit për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha se edhe zgjedhja e presidentit të ri në pranverë mund ta çojë vendin sërish drejt kutive të votimit. “Mbase është për të ardhur keq që mund të kemi edhe zgjedhje në dimër, edhe në pranverë,” u shpreh ai.

Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati në prill 2026, por sipas Kurtit, “kur nuk arritëm 61 vota për qeverinë, është vështirë të arrijmë 80 për presidentin.” Vetëm 56 deputetë mbështetën kabinetin e propozuar nga Kurti, ndërsa 52 votuan kundër dhe katër abstenuan. Tani, Kushtetuta ia jep të drejtën presidentes Osmani të caktojë një mandatar të ri brenda dhjetë ditësh.

Por kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka refuzuar mundësinë për të marrë këtë rol, duke thënë se partia e tij nuk do të jetë pjesë e një mandati që nuk ka shumicë. Sipas Kurtit, pas votimit të së dielës “nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja”.

Presidentja pritet t’i ftojë partitë për konsultime, e nëse dështon edhe tentativa e dytë për formimin e qeverisë, Kosova do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh. Analistët politikë vlerësojnë se një proces i ri zgjedhor mund të sjellë lëvizje në rezultatet e partive, por jo ndryshime të mëdha për të shmangur koalicionet. Kriza e zgjatur politike, që nisi pas zgjedhjeve të shkurtit, rrezikon të ndikojë edhe në fondet që BE ka parashikuar për vendin. Nga paketa prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, Kosovës i takojnë mbi 880 milionë euro, por këto fonde janë bllokuar për shkak të mungesës së institucioneve të reja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular