HomeEkonomiOSHEE, 592 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e...

OSHEE, 592 mln lekë nga kamatvonesat – Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet 

Advertismentspot_img

Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën janar – gusht ky dikaster arkëtoi rreth 592 mln lekë nga kamatvonesat e familjarëve, bizneseve, institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore. Në raport me 8 – mujorin e vitit të kaluar vlera e mbledhur nga kamatat ka pësuar ulje, duke qenë se për të njëjtën periudhë të vitit që shkoi ky dikaster arkëtoi rreth 695.5 apo 103.5 mln lekë më shumë se sivjet.

Kjo vlerë rezulton më e ulët edhe në raport me planin e Furnizuesit të Shërbimit Universal. Sipas bilancit, ky dikaster planifikonte të mblidhte rreth 680 mln lekë nga kamatvonesat apo 13% më shumë se fakti. 

Në total, për periudhën 8 – mujore Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike gjeneroi rreth 3 mln fatura, për të cilat është arkëtuar kamatvonesa.

 Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë. Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike. scantv

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular