Studiuesi, dijetari, kritiku letrar, poeti, dramaturgu dhe politikani Prof. Dr. Sabri Hamiti eshte nderuar nga Universiteti I Tiranes me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa”, një nga vlerësimet më të mëdha që jep ky institucion akademik.
Titulli iu akordua si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën dhe mendimin shqiptar, për veprën e tij të gjerë që shquhet për gjetësinë e temave, thellësinë e analizës, intuitën kritike dhe stilin unik të shkrimit.
“E konsideroj një nga nderimet më të mëdha që kam marrë për punën dhe krijimtarinë deri tani”, tha ai.
Pedagoge te Universitetit të Tiranës vlerësuan Hamitin si një nga figurat më të rëndësishme të letrave shqipe bashkëkohore, i cili ka ndikuar fuqishëm në formimin e mendimit kritik dhe në zhvillimin e letërsisë kombëtare.
Ceremonia u shoqërua me prezantime, kumtesa dhe mesazhe urimi nga personalitete të botës akademike dhe kulturore duke e kthyer këtë ngjarje në një homazh për intelektualin që ka shënuar epoka në letërsinë dhe kulturën shqiptare.







