HomePolitikeShqipëria prezanton suksesin në energjinë diellore/Balluku në Bukuresht, diskutim për krijimin e...

Shqipëria prezanton suksesin në energjinë diellore/Balluku në Bukuresht, diskutim për krijimin e një boshti energjetik mes 5 vendeve

Advertismentspot_img

Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën këtë të hënë, 27 tetor, në Bukuresht, për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, nën mikpritjen e Qeverisë Rumune, veçanërisht ministrit të Energjisë, Bogdan-Gruia Ivan.

E pranishme në këtë takim, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se të gjithë ministrat kishin relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe, mbi të gjitha, sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.

“Kam përfituar nga rasti të ndaj në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. Për herë të parë, raporti 8-mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore”, tha Balluku.

Ministrja u shpreh po ashtu se gjatë ditës kishte pasur kënaqësinë të takonte dhe diskutonte me shumë nga kolegët që ishin prezentë, si edhe me Komisionerin Jørgensen. Megjithatë ajo veçoi takimin me ministrin rumun të Energjisë, ku siç tha u diskutua për krijimin e një boshti energjetik mes pesë vendeve.

“Por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë, ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia. Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane”, u shpreh Balluku në prononcimin e saj për mediat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular