HomePolitikeTë bëhet i penduar: I mirëpritur…Ahmetaj nga Zvicra, njëzëri me Berishën/Sulmon Dumanin,...

Të bëhet i penduar: I mirëpritur…Ahmetaj nga Zvicra, njëzëri me Berishën/Sulmon Dumanin, shpall veten viktimë të Ramës dhe SPAK-ut

Advertismentspot_img

Kreu i SPAK, Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetes së PD Jorida Tabaku në Parlament gjatë raportimit të tij para ligjvënësve.

Ndër të tjera, u duk sikur Dumani e “ftoi” Arben Ahmetajn, i cili ndodhet për momentin në arrati, që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Arben Ahmetaj ka folur nga Zvicra dhe në sinkron me Sali Berishën kanë sulmuar sot Altin Dumanin, i cili gjatë shpjegimeve në parlament përpara deputetëve tha se ish-zv.kryeministri mund të japë informacione për çështje në hetim si i penduar.

Ahmetaj, në një intervistë për Syri TV, tha se “edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Domethënë nuk ka prezumim pafajësie, sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja. Reforma ka dështuar. Altin Dumani është dështimi i Reformës në Drejtësi. Kush është armik i Ramës, tërhiqet zvarrë.”

“Kam pasur besnikëri dhe dashuri për një njeri që ka pasur një thikë në dorë,” tha Ahmetaj, duke iu referuar kryeministrit Rama. Ndërkohë që vijoi akuzat ndaj Belinda Ballukut, Ahmetaj shtoi se Prokuroria e Posaçme i ka shkatërruar jetën familjare me hetimet e saj. “Duhani më është bërë ushqim,” tha ai në lidhje telefonike, i sigurt se shqiptarët do ta njohin për të pafajshëm./TEMA/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular