HomeAktualitetTurizmi, rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë brenda...

Turizmi, rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë brenda qershorit 2026

Advertismentspot_img

Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026.

Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim.

“Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe ndërtimin e muzeut nënujëre të Sarandës. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë deri në qershor 2026” thuhet në raport.

Projekti me Bankën Botërore ka katër komponente: i pari për përmirësimin e infrastrukturës dhe rikualifikimin urban me një total prej 80.5 milionë dollarë.

Komponenti i dytë është përmirësimi i siteve turistike me vlerë 9.4 milionë USD. I treti është tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve me vlerë 10.1 milionë USD dhe i fundit mbështetje për zbatimin 5.3 milionë USD.

Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.

Sipas raportit të Bankës Botërore, ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje, duke sjellë për rrjedhojë krijimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular