HomeKronikeA do kalojë dosja e Veliajt për gjykim? Sot pritet seanca paraprake...

A do kalojë dosja e Veliajt për gjykim? Sot pritet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Tiranës

Advertismentspot_img

Sot pritet të zhvillohet seanca paraprake për çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë të përfshirë në dosje.

Në këtë seancë do të shqyrtohen akuzat që rëndojnë mbi Veliajn, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, si dhe do të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, pas ndalimit të avokatit Ulian Barjami, i cili ishte përfshirë në një përplasje me prokurorin gjatë një seance në Gjykatën e Elbasanit.

Kujtojmë se më 2 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Veliaj, i cili kërkonte zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një më të butë.

Sipas hetimeve të SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij dyshohet se kanë ngritur një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, përmes së cilës kanë përfituar rreth 1 milion euro. Këto para, sipas prokurorisë, janë siguruar nëpërmjet përfitimeve të paligjshme nga fondet e Bashkisë së Tiranës dhe ryshfeteve nga biznesmenë kontraktorë, përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

SPAK pretendon se shuma e përfituar është përdorur kryesisht për blerje luksoze online nga Ajola Xoxa, ndërsa hetimet për këtë dosje vijojnë.

Ad 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular