HomeKronikeEMRI/E TRISHTË! Humb jetën në lule të rinisë 22-vjeçari nga Elbasani, u...

EMRI/E TRISHTË! Humb jetën në lule të rinisë 22-vjeçari nga Elbasani, u aksidentua 3 ditë më parë

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë raportohet sot nga Elbasani, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas një aksidenti rrugor.

Viktima quhet Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani.

Aksidenti ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.

Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit, pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular